VIDEO/ Komiteti i Ekspertëve heq kufizimet për maskat, testet, muzikën...

11:22, 26/04/2022
A+ Aa A-

Komiteti Teknik I Ekspertëve për pandeminë Covid-19 ka marrë disa vendime lehtësuese sot pasi ka konstatuar rënie të infektimeve ditore. Dr. Eugena Tomini tha se "situata epidemiologjike është e qëndrueshme prej 13 javësh dhe me trend ulës. Niveli i pozitivitivetit ka qenë 3% në raport me testet që janë kryer në 24 orë, ka një trend shumë herë më të ulët të shtrimeve spitalore. por, theksojmë që vaksinimi është tepër i domosdoshëm, jemi në kohë për ta bërë këtë".

Dr. Mira Rakacolli njoftoi:

Duke nisur nga analiza e këtyre treguesve epidemiologjikë dhe nga shifrat e vaksinimit që sapo përmendi prof. Silva Bino, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi këto rekomandime:

1. Bazuar në rekomandimin e Komitetit të Ekspertëve të Vaksnimit, vaksinimin me dozë të katërt të qytetarëve mbi 60 vjeç dhe të atyre me sistem imunitar të kompromentuar sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

2. Heqjen e detyrimit për mbajtjen e maskave, por rekomandon fuqishëm mbajtjen e tyre në ambiente të mbyllura e sidomos në ato të paajrosura mirë.

3.Lejimin e muzikës pas orës 23:00 dhe rihapjen e klubeve të natës.

4. Heqjen e detyrimit për të paraqitur dokument vaksinimi për Sars Cov2, dokument të testimit negativ për infeksionin SarsCov2 apo certifikatë shërimi nga ky infeksion për të gjithë shtetasit që hyjnë në Shqipëri nga çdo pikë kufitare, duke filluar nga data 1 maj e këtij viti.

Por Komiteti i Ekspertëve do të vazhdojë të monitorojë më vëmendje situatën dhe këto masa do të vlerësohen në dinamikë duke u bazuar në nivelin e riskut brenda vendit apo në botë dhe do të ndryshojnë sipas nivelit të këtij risku apo ashtu siç është dhe rekomandimi i OBSH-së."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco