Berisha: Basha nuk shkoi në SHBA nga dosja ruse! Rama ia mbylli këtu

Berisha: Basha nuk shkoi në SHBA nga dosja ruse! Rama ia mbylli këtu

13:34, 14/04/2022
A+ Aa A-

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, komentoi deklaratat e Lulzi Bashës, i cili njësoj si Edi Rama, tha se SPAK duhet të hetojë personat e shpallur non-grata nga SHBA.

Berisha tha se Basha ishte nisur për në SHBA, por u kthye në Romë pasi atje e priste FBI.

“Atë thirrje e kam bërë unë me kohë, por personi i vetëm që është në përballje me drejtësinë nërkombëtare dhe atë shqiptare, është Lulzim Basha. Prandaj kur të dalë para jush, pyeteni pse u ktheve nga Roma në Tiranë dhe nuk shkove në SHBA. U kthye se e ka të hapur dosjen Muzin nga FBI. Nëse shkonte, përballej me ligjin,” tha Berisha.

“Ju duhet të pyesni pse Edi Rama e mbylli dosjen e rusëve. Ju duhet të ruani sensin e investigimit, në interesin më të mirë të profesionit tuaj. Për të mos thënë pastaj, dosjen e Toyota Yaris.

Pas atij emisioni në Opinion, Rama deklaroi se atij i kam mbyllur dosjen ruse. Ajo që unë e mohoja se ishte dosja ruse, ajo sipas Edi Ramës dhe disa të dhënave të tjera, ka qenë ruse. Është thjesht e verifikueshme”.

“Basha është anëtar i grupit. Por ka disa procese që ia ka krijuar vetes. Është dosja Muzin, është dosja e Toyota Yaris dhe ndoshta ndonjë tjetër. Afera është ndërkombëtare,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco