Meta-Ramës: Shpejt e vërteta do t'i shkërmoqë korrupsionin e gënjeshtrat

Meta-Ramës: Shpejt e vërteta do t'i shkërmoqë korrupsionin e gënjeshtrat

14:37, 09/04/2022
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka përcjellë një mesazh të shkurtër e të qartë në Fb, ndërkohë që Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur fjalimin e tij në Kongresin e PS-së.

“Shumë shpejt e vërteta do t'i shkërmoqë haurin e korrupsionit dhe kotecin e gënjeshtrave”, shkruan Meta në Fb, ndërsa është duke pritur që Rama të përfundojë fjalën dhe kreu i shtetit ta marrë vetë atë në një konferencë urgjente për shtyp të paralajmëruar dy orë më parë.

Qëllimin e asaj konference Meta e ka shpjeguar me këto radhë: “Të dashur qytetarë. Në respektin tuaj, por edhe të delegatëve të Kongresit të PS, për shkak të shpifjeve të programuara nga Organizata Kriminale e inceneratorëve, sot pasdite do të zhvilloj një konferencë shtypi, ku do të jem i hapur për çdo pyetje."

"Për shkak të censurës në disa nga mediat që financohen me paratë e inceneratorëve, ju ftoj të më ndiqni live në profilin tim zyrtar në Facebook,” ka nënvizuar Meta në fund.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Dila12/04/2022 22:37

Cfar fytyr e ka ky rama fytyr djalli

Shto koment

Denonco