Lajmi i fundit

FOTO - Të mbytur në Drin/ Nëna me tre fëmijët e zhdukur në Shkodër - Shoqërohet bashkëshorti

Gjykata e Posaçme dënon Ervin Salianjin për fyerje ndaj Evi Kokalarit

Gjykata e Posaçme dënon Ervin Salianjin për fyerje ndaj Evi Kokalarit

10:18, 25/03/2022
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor deputetin demokrat Ervin Salianji për "Fyerje" ndaj aktivistes Evi Kokalari, duke e dënuar me 50 mijë lekë gjobë.

Salianji ishte kallëzuar nga Kokalari për "Shpifje" dhe "Fyerje", ndërsa gjykata e ka vlerësuar duke e dënuar vetëm akuzën e dytë, ndërsa për "Shpifje" ai është shpallur i pafajshëm.

Deputeti demokrat tha pak muaj me parë se burri i aktivistes është pjesë e organizatës 'Agimi i Artë'.

"Kokalari është një emigrante e papunë, bashkëshorti i saj është i përfshirë në partinë Agimi i Artë, i financuar nga qarqe antishqiptare. Janë njerëz më shumë se të shpifur, nuk kanë asnjë kontribut në PD”, u shpreh Salianji.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco