Rama kërkon të shuajë revoltën: Hajdeni të flasim në Facebook

Rama kërkon të shuajë revoltën: Hajdeni të flasim në Facebook

11:44, 10/03/2022
A+ Aa A-

Protesta revoltë e ditës së djeshme ku morën pjesë mijëra qytetarë, ka frikësuar Edi Ramën në lidhje me reagimin popullor që mund të vijë për shkak të rritjes së pakontrolluar të çmimeve.

Edhe pse vetë Rama ka vendosur të terrorizojë popullin duke bërë paralajmërime ogurzeza, për rritje çmimesh dhe mungesa në treg, sërish ai nuk ka guximin që të përballet me njerëzit, por kërkon që të flasë vetëm në rrjetet sociale.

 'Le të dëgjojmë njëri tjetrin', thotë Rama në postim, në një kohë që ditën e djeshme së bashku me gjysmën e kabinetit qeveritar ndodheshin në një vizitë zyrtare në Dubai.

Në protestën e thirrur gjatë ditës së djeshme përpara kryeministrisë, kishte një pjesëmarrje të lartë qytetarsh, të cilët më pas bllokuan disa nga akset kryesore të unazës, për të rritur sensibilizimin edhe te personat që nuk iu bashkuan protestës.

Policia ndaloi 16 persona, nën akuzën e tubimeve të paligjshme, dhe për pengimin e qarkullimit të mjeteve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Xha Jani10/03/2022 17:59

Ti duhet te shporresh. Boll me se e ke bere hale. Per vete bashke me kurvat dhe pederastet e kabinetit iken me pushime dhe ne na rrjep e tani kerkon dialog .largohu funderrine

Shto koment

Denonco