Berisha: Nuk do të ketë parti të re, kjo është PD, opozita e vërtetë

13:56, 09/03/2022
A+ Aa A-

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha tha se nesër pritet të mblidhet Komisioni i Rithemelimit për të marrë vendimet në lidhje me kuvendin e 22 marsit.

“Nesër do mblidhet Komisioni i Rithemelimit për të analizuar procesin zgjedhor dhe për të marrë vendime për datën 22 mars. Nuk mund ta fsheh për ju se gjatë këtyre javëve, të gjitha forcat e organit drejtues të PD, por edhe të rretheve kanë qenë të përqendruara në këtë fushatë elektorale në kushtet më të pabarabarta.

Do bëhet një bilanc se në cili stad është ecuria në degët e tjera, pasi në këto 6 degë procesi u ndërpre dhe do merret vendimi,” tha Berisha.

I pyetur se a do ketë parti të re, nëse Lulzim Basha nuk e lëshon logon, Berisha tha: “Nuk do ketë parti të re, kjo është PD, opozita e vërtetë. Nuk mund të marrë peng pluralizmin një njeri që paraqet standardet më të veçanta në historinë politike të Shqipërisë”.

“Nuk mohohet se ish-kreu i PD, kishte vetëm një objektiv: karrigen, biznesin dhe pazaret e tij me Edi Ramën. Kjo u faktua, por kjo kohë ka marrë fund. Ne i qëndrojmë qëndrimit se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira, por do bëjmë gjithçka për të siguruar zgjedhje të lira,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco