Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Berisha paralajmëron zgjedhje të parakohshme: 6 marsi ditë e rëndësishme, t'i shkurtojmë ditët qeverisë 'Rama'

22:51, 28/02/2022
A+ Aa A-

Nga Ishmi i Durrësit, në mbështje të kandidatit të koalicionit opozitar 'Shtëpia e Lirisë', Ardian Muka, lideri historik i PD, Sali Berisha ka paralajmëruar zgjedhje parlamentare të parakohshme. 

Berisha u shpreh para banorëve se zgjedhjet e 6 marsit janë të rëndësishme. 

Ish-kryeministri ftoi qytetarët që të votojnë kandidatët e 'Shtëpisë së Lirisë', duke shtuar se kështu i shkurtohen ditët qeverisë 'Rama' dhe afrohen zgjedhjet e e përgjithshme.

"6 marsi është një ditë e madhe, e rëndësishme kombëtare. Sepse vota juaj duhet të jetë mesazh shprese për të gjithë shqiptarët. Duhet të jetë mesazh kthese për të gjithë shqiptarët. Ndaj dhe lutja ime e njerëzishme, çdo lidhje famijare, shoqërore, miqësore që keni me banor dhe qytetarë në këto 6 bashki që votojnë, përdorni telefonin, mesazhin dhe çdo mënyrë tjetër komunikimi, që të votojnë kandidatët e Shtëpisë së Lirisë, opozitës së vërtetë, në mënyrë që së bashku t'i shkurtojmë jetën, t'i shkurtojmë ditët qeverisë së Edi Ramës, të afrojmë zgjedhjet e përgjithshme dhe të shkojmë drejt fitores", u shpreh Berisha. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco