4 vjetori i shembjes së TK, Budina: Ditë zie, qeveria s’ka interes për kulturën

4 vjetori i shembjes së TK, Budina: Ditë zie, qeveria s’ka interes për kulturën

19:40, 17/05/2024
A+ Aa A-

Sot, në 4-vjetorin e shembjes së Teatrit Kombëtar, Aleanca për Teatrin ka mbajtur një tubim, në vendin ku u rrënua institucioni kulturor mjaft i rëndësishëm për vendin.

Regjisori Edmond Budina, duke folur për mediat ngriti pyetjen se ku është sot Teatri që u premtua. Ai tha se edhe kur të ndërtohet, nuk do të kemi Teatër Kombëtar.

Sipas tij, qeveria as që ka kujdes për arsimin e kulturën, prandaj njerëzit ikin nga Shqipëria.

Edmond Budina: Me shembjen e Teatrit u dëshmua dhuna e  një qeverie mafioze. Ku është Teatri Kombëtar pas 4 viteve që u shemb? Ku është? Edhe kur të ndërtohet, nuk ka për të qenë Teatër Kombëtar. Sot është ditë zie për shembjen e teatrit.

Qeveria nuk ka interes për kulturën. Nuk kemi as Ministri të Kulturës. Luftën tonë që kemi nisur do e çojmë deri në fund. Moralisht kemi fituar sepse kemi treguar qytetari dhe koherencë. Kjo është arsyeja se përse Shqipëria zbrazet, sepse qeveria nuk ka prioritet arsimin e kulturën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco