Lajmi i fundit

ODEON/ Muza e Operas, Eva Golemi rrëfen momentin e sikletshëm: Në arien e dytë djali kërkonte bukë

Koka: Rama do pastrojë paratë në Portin e Durrësit, në këtë projekt i përfshirë edhe Basha

Koka: Rama do pastrojë paratë në Portin e Durrësit, në këtë projekt i përfshirë edhe Basha

16:58, 03/02/2022
A+ Aa A-

Gazetari Bledian Koka, në një intervistë në Edicionin e Pasdites me moderatoren Armela Ferko, në Syri Tv, ka komentuar ndërtimin e Portit të ri në Durrës.

Koka theksoi se Rama do që të pastrojë paratë e drogës e të pista duke ndërtuar këtë port, ndërsa shton se i përfshirë në këtë projekt korruptiv është edhe Basha.

“Opozita e pretenduar e Lulzim Bashës është e zhytur në korrupsion në Portin e Durrësit. Edi Rama e dimë se çfarë bën, por kur i bën këto edhe Basha, do të thotë të humbësh besimin tek opozita. Është vendosur të prishet Porti në Durrës. Rama do të pastrojë paratë në Portin e Durrësit, në këtë projekt del i përfshirë edhe Basha. Porti i Durrësit është kthyer në një vend, ku bëhet trafik kokaine. Këtu nuk ka shtet, por ka banda, e ka medemek polici.

Këtu edhe Bis-41 është kthyer në një vend, nga ku të burgosurit japin urdhëra për trafik droge. Ne jemi kthyer në vend off shore dhe shtet të pastrimit të parave, duke shkatërruar Shqipërinë, e ndaj duhet qëndresë serioze. Zonat e bregdetit janë tjetërsuar. Kur të nisë projekti në Durrës, do jetë më keq se 5 Maji, kur banorët e Durrësit të shohin se çfarë do iu ndodhë, do kuptojnë se çfarë qeverie kanë e çfarë opozite i përfaqëson. Rama do të ndërtojë kulla për të pastruar paratë”, deklaroi Koka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco