VIDEO-SYRI TV/ Berisha: Banorët po mashtrohen, kjo është megavjedhje me kulla 30-katëshe

VIDEO-SYRI TV/ Berisha: Banorët po mashtrohen, kjo është megavjedhje me kulla 30-katëshe

11:31, 03/02/2022
A+ Aa A-

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha mbështeti protestën e banorëve që do u prishen banesat në disa zona në Tiranë. Berisha tha se kjo është një megavjedhje, ndërsa banorët po mashtrohen.

“Drama që po zhvillohet sot në Tiranë, me banorët ndaj të cilëve qeveria sillet si narkopushtuese, ka në bazë vjedhjen dhe mashtrimin. Dokumenti që u afrohet banorëve është mashtrim, ai nuk ofron marrëveshje.

Është thjesht akt-deklarimi para noterit, ndërkohë që një aktmarrëveshje kërkon firmën dhe noterizim. Kërkon firmën e titullarit Lal Plehut, zëvendësit ose personit të autorizuar me prokurë nga titullarët. E kam këtu në çantë atë pseudo-marrëveshje që iu serviret banorëve vetëm për t’i mashtruar.

Pseudomarrëveshja që u servilet banorëve ka për qëllim vetëm mashtrimin e tyre. Një territor u jepet disa kompanive për t’i zhvilluar. Këtu protestohet sepse këtu është dora e zezë e vjedhjes së qeverisë. Këtu nuk lejohet që atë që duhet t’u jepet banorëve, në përqindje të madhe e përvetëson qeveria dhe bashkia dhe zhvilluesve nuk u mbetet fitimi i nevojshëm.

Megjithëse kanë rritur katet nga 7 në 35, kjo sërish nuk i lejon qeveritarët të bëjnë marrëveshje me banorët, por i mashtron ata duke u kërkuar një vetëdeklarim të noterizuar. Pra, kjo që po ndodh është një akt i mirëfilltë çnjerëzor, një dhunim flagrant i lirive dhe të drejtave. Mashtrimi i tyre dhe një megavjedhje me kulla 30-katëse që ndërtohen në trojet e tyre.

Në Shqipëri dhe në mbarë botën, ekziston ligji për posedimin e pronës. Pas një afati të caktuar, ai gëzon të gjithë të drejtat e pronarit.

Unë u bëj thirrje qytetarëve të Tiranës që të solidarizohen me protestuesit, pasi ajo që u ndodh atyre, do u ndodhë të gjithëve shtëpi për shtëpi,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptaro-Amerikani03/02/2022 14:35

PUSHTETARËT, QEVERITARËT QËNDRORË DHE VENDORË NË SHQIPËRI, TË ZGJEDHUR ATY ME VOTËN E VULLNETSHME APO EDHE TË GRABITUR APO TË BLERË TË QYTETARËVE TË TYRE, NUK JANË MË PUSHTETARË, POR JANË PUSHTUES, DHUNUES GJAKATARË DHE BARBARË!! AS PUSHTUESIT MË TË NDYRË, MË GJAKATARË DHE MË TË EGËR NDËR VITE DHE SHEKUJSH HISTORIE, NUK JANË SJELLË NË KËTË MËNYRË KAQ TË EGËR, KAQ KRIMINALE DHE KAQ BARBARE ME POPULLIN SHQIPTAR SE SA KËTA KRIMINELË! SHQIPTARIT NDËR SHEKUJ KURRË NUK IA RRËMBYEN DHE NUK IA MORËN SHTËPITË, TOKAT, PRONAT DHE PASURITË AS PUSHTUESIT E HUAJ ROMAKË, TURQ, AUSTRO-HUNGAREZË, FRANCEZË, ITALIANË DHE GJERMANË. POR VETËM DIKTATORI ENVER HOXHA DHE KËTA PARARDHËSIT E TYRE KRIMINELË IA BËNË KËTË GJËMË!! DHE MË KEQ AKOMA SOT NË VITIN 2022, MU PËRPARA SURRATIT DHE SYVE TË SYBAJAMES AZIATIKE TË AMBASADËS SË SHBA, PËRPARA SURRATIT TË PACIPË TË TRUPIT DIPLOMATIK TË VENDEVE TË BE, AMBASADORIT TË BE DHE AMBASADORIT TË OSBE NË TIRANË!!! ME CILËT JENI JU ZONJA KIM? ME NARKO-KRIMINELËT NË PUSHTET APO ME DREJTËSINË DHE ME POPULLIN QË KËRKON TË DREJTAT E VETA LEGJITIME??? KU E KENI ATË MENDER DREJTËSINË E RE SHQIPTARE, ZNJ. KIM???!!! KU E KENI ATË MENDER SPAK, ZNJ. KIM????!!!! KU ËSHTË KUSHTETUTA E SHQIPËRISË ZNJ. KIMETE??!!!! APO MOS VALLË EDHE TY TË ËSHTË PREMTUAR NDONJË PALLAT NË ATO TROJE??!!! PRANDAJ KA ARDHUR KOHA QË POPULLI SHQIPTAR DUHET T'I DALË PËR ZOT VETË HALLEVE TË VETA! DUHET TË BASHKOHET, TË NGRIHET NË REVOLTA DHE TË SILLET ME KËTA BARBARË ASHTU SIÇ ËSHTË SJELLË NDËR SHEKUJ ME PUSHTUESIT BARBARË!! SOT PUSHTUESIT FASHISTO-KRIMINELË PRISHËN DISA SHTËPI, PA TË DREJTË, PA ASNJË KONTRATË, PA ASNJË SHPËRBLIM, POR NESËR DO T'I VIJË RADHA STËPISË TËNDE!!! PRANDAJ BASHKOHUNI QË TË GJITHË DHE NGRIHUNI, SA NUK DO TË JETË TEPËR VONË PËR TË GJITHË SHQIPTARËT!!!

Shto koment

Denonco