VIDEO-SYRI TV/ Berisha: Do bëj fushatë në 6 bashkitë, sistemi i primareve do të përsoset

VIDEO-SYRI TV/ Berisha: Do bëj fushatë në 6 bashkitë, sistemi i primareve do të përsoset

09:48, 01/02/2022
A+ Aa A-

Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi gjate emisionit Çim Peka Live ne Syri Televizion se sistemi i primareve qe u implementua të dielën, do të përsoset në të ardhmen, edhe me ndihmën e ekspertëve amerikanë. Berisha tha se kandidatët e dalë nga primaret do të mbështeten edhe nga partitë aleate dhe konfirmoi arritjen e marrëveshjeve me LSI-në dhe parti të tjera për zgjedhjet e 6 marsit. Berisha i cilësoi ndërhyrjet e ambasadores Yuri Kim në punët e brendshme të Partisë Demokratike, si shkelje flagrante të Konventës së Vjenës dhe Kushtetutës së vendit

Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi gjatë emisionit Çim Peka Live në Syri Televizion se primaret që u implementuan më 30 janar do të përsosen më tej në të ardhmen edhe me ndihmën e ekspertëve amerikanë. Ish-kryeministri tha se premtimet e deputetit Basha për primare u shndërruan në emërime jotransparente.

Zoti Berisha konfirmoi arritjen e marrëveshjes me LSI-në dhe disa parti të tjera për zgjedhjet e 6 marsit si dhe sqaroi edhe pozicionin e partive të tjera opozitare ndaj këtij procesi.

Berisha tha se do të merrte pjesë aktivisht në fushatën për 6 bashkitë dhe theksoi se do luftohet për fitore në secilën prej tyre.

Ish-kryeministri Berisha i cilësoi si shkelje flagrante të Konventës së Vjenës dhe Kushtetutës, ndërhyrjet e ambasadores amerikane Yuri Kim në punët e brendshme të partive politike. Ai ironizoi ambasadoren amerikane duke thënë se çdo deklaratë e saj, i shton atij numrin e mbështetësve.

Berisha u shpreh se vendimi për shpalljen e tij ‘non grata’ është një akt i turpshëm politik, duke shprehur besimin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta korrigjojnë vendimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco