Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i kërkoi Gjykatës së Posaçme të urdhërojë kryerjen e një akt ekspertimi të ri ekonomiko-financiar.
Përmes avokatëve të tij Mediu pretendoi se akt-ekspertimi i paraqitur si provë nga SPAK ka probleme në formë dhe në përmbajtje.
Sipas avokatëve, vendimi për akt-ekspertimin nuk i është bërë me dije Mediut gjatë hetimit paraprak dhe ekspertët janë zgjedhur në mënyrë të njëanshme e në kushte të papajtueshmërisë ligjore.
Po sipas mbrojtësve, 4 nga 5 ekspertët kanë qenë nëpunës shtetërore dhe pa licencimet përkatëse, ndërsa i pesti nuk kishte njohuri financiare.
Tjetër problem i konstatuar nga avokatët, ishte fakti që ekspertët nuk janë njohur me akte të rëndësishme të dosjes, pyetjet që i janë shtruar atyre kanë qenë më së shumti të karakterit juridik e jo atij ekonomik dhe se ekspertet kanë marrë kompetenca të gjykatës dhe prokurorisë.
Gjykata tërhiqet për vendim, ndërsa Mediu kërkoi që gjyqi të bëhet me kamera dhe live.
© SYRI.net