VIDEO/ Veliaj shpallet 'profet': S'më ndal as Jezusi e as Muhamedi

VIDEO/ Veliaj shpallet 'profet': S'më ndal as Jezusi e as Muhamedi

19:15, 24/01/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në ato minuta të skandalit të audiopërgjimit të publikuar këtë të hënë, ka dalë zbuluar se kush është ai në të vërtetë. 

Sinqeriteti i Veliajt është edhe një lloj skaneri për Qeverinë dhe Edi Ramën: Fyes, poshtërues, kontroll total të pushteteve (FSHF shtë i vetmi ishull), kërcënues e shantazhues.  

Fjalori i Veliajt është kryekëput rrugaçëror. Ai nuk kurseu ikonën e futbollit të Tiranës, Sulejman Mema kur e quajti rrot k**i e pa dinjitet, ndërsa veten e të tijët i quajti b*lehekur. 'Punëmbaruari' i Tiranës nuk u ndal me kaq, por edhe kërcënoi me lëshimin e SPAK drejt Armand Dukës dhe atyre që mbështesin presidentin e FSHF në garën aktuale. 

Veliaj tregon qartë se PS dhe Edi Rama kanë nën kontroll të plotë Prokurorinë e Posaçme.  

Por fyerjet e rënda të kryebashkiakut shkojnë edhe më tej duke prekur ndjenjat e komuniteteve fetare, si të krishterëve dhe myslimanëve me fjalorin e tij banal. Ai u vetëshpall 'profet' dhe në audiopërgjim dëgjohet duke thënë se nuk ka gjë që e ndal, edhe sikur Jezusi e Muhamedi të zbresin në tokë... Nga sot, kemi një profet, 'punëmbaruarin' e Tiranës, Erion Veliaj.

Erion Veliaj ka marrë përsipër të rrëzojë Armand Dukën nga president i FSHF, por loja që po ndjek ai s'është aspak 'fair'. 

Justifikimet e tij se ajo e djeshmja ishte bisedë mes djemsh nuk e shfajëson aspak, përkundrazi e ngarkon me përgjegjësi direkte pasi ka pranuar se fyerjet, shantazhet dhe presionet me përdorimin e SPAK kanë dalë nga goja e tij. 

Nga ana tjetër, kryeministri vazhdon të heshtë për skandalin, duke pranuar në fakt se ai është njeriu që i ka ngarkuar Veliajt misionin e largimit të Armand Dukës nga FSHF me të gjitha mjetet dhe duke përdorur shtetin si të ishim në një sistem totalitar. 

Por kjo është thikë me dy presa. Pasi siç thotë një shprehje e urtë popullore, në vend që të vinte vetullat, Veliaj rrezikon të nxjerrë sytë...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mirfa24/01/2022 21:27

E meriton Tirana kete cunin qe e votoi Nga mushka ne terpan tek gradacelat ne metropol eshte ndryshim i madh Shpresoj me gjithe shpirt te kete sukses ne pune por perpara duhet te gjeje: I kujt eshte pra cili eshte i ati Me ke e beri ajola djalin Fare e keqe kopila brez pas brezi

Lali24/01/2022 19:54

B*ole betoni eshte Punembaruar dhe I kudogjendur, kopili.

Shto koment

Denonco