VIDEO +18/ Zgjedhjet në FSHF, Veliaj: Do t’ia nxijë jetën këtyre me prokurori e SPAK

VIDEO +18/ Zgjedhjet në FSHF, Veliaj: Do t’ia nxijë jetën këtyre me prokurori e SPAK

12:53, 24/01/2022
A+ Aa A-

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka mbledhur ditën e djeshme rreth 40 përfaqësues të shoqatave të futbollit të kryeqytetit

Pasi u ka bërë shantazh dhe kërcënime të thirrurve në sallën e takimit, Erion Veliaj ka kërcënuar me hetime nga SPAK për drejtuesit e FSHF-së, duke treguar se ai e kontrollon këtë prokurori, ashtu siç edhe thotë vetë ‘që kontrollon të gjitha dhomat e bashkisë së Tiranës’.

‘Ata mendonin se ishin të paprekshëm, se nuk kishte FBI, DEA, që smerrej njeri me shitje ndeshjesh, me borxhet, por tani janë të gjitha këtu. Do të jetë mësim për këdo.

Do të jetë mësim për këdo tjetër. Ligji edhe për lali Erin thotë, çdo letër higjenike me faturë. Ca është ky ishull që nuk e prek njeri me dorë. San Marino në mes të Shqipërisë. Çdo tjetër, po nuk na shërbeve dhe po nuk na u përgjigje, atëherë do të ikësh dhe ti. Ky është parimi.

Jo UEFA e FIFA të zbresë, por edhe sikur Zoti dhe Muhamedi të zbresin nuk e ndalin dot luftën time. Unë do të bëj çdo gjë për t’ia nxirë jetën këtyre me prokurori e SPAK. Edhe ne të duam të tërhiqemi nuk tërhiqemi dot se prokuroria është vënë në lëvizje’, është shprehur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

AUDIO PERGJIMI I PLOTE/ KUJDES VIDEO + 18

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco