Rizgjimi i pashoq që i bëri SHBA-PD-së nëpërmjet shpalljes së Berishës ‘non grata’ është realisht ‘fantazi’

Rizgjimi i pashoq që i bëri SHBA-PD-së nëpërmjet shpalljes së Berishës ‘non grata’ është realisht ‘fantazi’

18:04, 20/01/2022
A+ Aa A-

Aktivistja për mbrojtjen e Teatrit, Lindita Komani ka skanuar interivstën e mbrëmshme të ambasadores amerikane në Shqipëri Yuri Kim, ku ka veçuar një frazë e saj ‘fantazi’, të cilën e përdori disa herë.

Në reagimin e saj, Komani e ka quajtur intervistën e djeshme një duel sy për sy dhe dhëmbë për dhëmbë dhe ishte zgjedhur me kujdes vendi se ku duhej të ndodhte kjo përballje.

‘Ambasadorja e përdori disa herë fjalën "fantazi" në lidhje me çështjen non grata, por unë do t'i jepja asaj këtu kuptimin që i japin kësaj fjale në Kosovë, ku fantazi përdoret si "bukuri", "mrekulli"., shkruan aktivistja në Facebook.  

Postimi i plotë i Lindita Komanit: 

Fantazi

Intervista e djeshme e ambasadores amerikane në emisionin Noë të Erla Mëhillit në Euroneës nuk ishte thjesht intervistë, por duel i llojit sy për sy dhëmbë për dhëmbë.

Ishte zgjedhur me kujdes vendi se ku duhej të ndodhte kjo përballje, në emisionin më të ri që u kthye në vatër "zjarri" në 2-3 muajt e fundit dhe kjo për meritë të gazetares dhe insistimit të saj në temën "PD dhe ç'po ndodh brenda saj".

Ambasadorja iu shmang me kujdes të gjitha pyetjeve të rëndësishme, por mospërgjigja ose përgjigja tangent për to vlente po aq sa sikur të ishte përgjigjur normalisht.

Ambasadorja e përdori disa herë fjalën "fantazi" në lidhje me çështjen non grata, por unë do t'i jepja asaj këtu kuptimin që i japin kësaj fjale në Kosovë, ku fantazi përdoret si "bukuri", "mrekulli".

Se ajo që i ka bërë SHBA PD-së me rizgjimin e pashoq të saj përmes shpalljes non grata të Berishës është realisht "fantazi".

Lindita Komani, aktiviste për Mbrojtjen e Teatrit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco