Rama drejt legalizimit të kanabisit? Si do përdoret pyetësori

Rama drejt legalizimit të kanabisit? Si do përdoret pyetësori

12:03, 19/01/2022
A+ Aa A-

Qeveria kërkon mendimin e qytetarëve për legalizimin e kanabisit mjekësor. Përmes një referendumi kombëtar, të shprehur në platformën Këshillimi Kombëtar, qytetarët pyeten nëse janë dakord për të legalizuar kanabisin, propozim i hedhur poshtë ky nga Rama gjatë mandatit të parë.

“Ka njerëz që thonë se Shqipëria duhet të lejojë kultivimin, përpunimin dhe eksportimin e kontrolluar nga shteti të kanabisit për qëllime mjekësore, pa e legalizuar për arsye përdorimi vetjak. Të tjerë thonë që kanabisi nuk duhet të lejohet as për qëllime mjekësore. Si mendoni ju?”, thuhet në pyetësorin e qeverisë të bërë dje publik. 

Pasi e la debatin që të ndizej për muaj të tërë në vitin 2014, kryeministri u shpreh në atë kohë se Shqipëria nuk ishte gati për legalizimin e kanabisit. 

Për disa vite, debati për legalizimin e kanabisit u shua, ndërsa kryeministri nuk tentoi më ta risillte në skenë. Por, gjatë vitit 2020 dhe 2021, kreu i qeverisë foli për ekspertizë ndërkombëtare, me të cilën po konsultohej për legalizimin e kanabisit.

“Do jetë gati kur të jetë gati dhe është e lidhur me konsultime dhe ekspertizë ndërkombëtare. Këtu jam edhe 5 vite. Do ta shohim në vitin 2025-2029”, u shpreh Rama pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Ndërsa në konferencën e fundvitit me mediat, kreu i qeverisë ishte i qartë pasi e kishte përfshirë në programin e tij ekonomik kultivimin e kontrolluar të kanabisit në Shqipëri.

“Kultivimi dhe përpunimi i monitoruar kanabisit për qëllime mjekësore, është sot një instrument që shumë vende e përdorin. Sot ka ende njerëz që thonë ende nuk është koha për të hyrë në këtë proces, e kam kundërshtuar edhe unë. Por nuk mund të presim më. Është një vendimmarrje që na duhet të kapërcejmë përtej kartonit, duhet të marrim opinion të shqiptarëve”, tha Rama.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco