Lajmi i fundit

Kampi i refugjatëve të Italisë formalisht nuk ka burgje/ Ja rreziqet që i kanosen Shqipërisë

Zgjedhjet vendore, Flamur Noka: Konkurrojmë me kandidatët më të spikatur dhe fitojmë

Zgjedhjet vendore, Flamur Noka: Konkurrojmë me kandidatët më të spikatur dhe fitojmë

17:15, 18/01/2022
A+ Aa A-

Deputeti Flamur Noka në intervistë me Skype në Edicionin e Pasdites në Syri Tv, komentoi mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore.

Noka theksoi se PD do të konkurrojë me kandidatët më të spikatur në zgjedhje lokale dhe do të fitojë.

“Sot në Republikën e Shqipërisë janë pesë bashki, në të cilat kryetarët ose janë shkarkuar ose rasti i Rrogozhinës që ndërroi jetë, po janë gjashtë ose janë jashtë afateve kushtetuese në mandat. Duhen bërë zgjedhje për të zgjedhur përfaqësues në krye të tyre. Është Bashkia e Dibrës, është Shkodra, Durrësi, Vora, Rrogozhina dhe Lushnja. Se çfarë do bëjë presidenti apo institucionet e tjera për datën e zgjedhjeve është çështje e tyre.

Ajo që mund të them është se PD, Komisioni Rithemelues ka marrë vendim, ne do jemi në zgjedhje me kandidatët më të spikatur që kanë demokratët në bazë. PD me këto kandidatë do jetë fituese në shumicën e gjashtë bashkive. Ne nuk braktisim demokratët, për të mbrojtur pluralizmin dhe për t’u përballur me këtë regjim. Ne nuk bëjmë pazar me demokratët, ne do jemi së bashku me ta përballë regjimit e do të fitojmë”, deklaroi Noka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mimi18/01/2022 17:37

Do vini kandidat paralele??? C'eshte kjo qe po ndodh...deri ketu? Do jua rezoje kqz-ja

Shto koment

Denonco