VIDEO/ Vizita e Erdogan në Shqipëri - Ja si e komentuan mediat greke dhe ato turke

VIDEO/ Vizita e Erdogan në Shqipëri - Ja si e komentuan mediat greke dhe ato turke

16:58, 18/01/2022
A+ Aa A-

Kërkesa e presidentit Turk për Shqipërinë që të marrë hapa konkret kundër Fetullah Gylen ka bërë jehone në mediat greke por edhe turke. Ekathemerini shkruan se Rexhep Taip Erdogan e cilësoi Shqipërinë si vend vllazëror por e lëndon fakti që ende gjen gjurmë te Gylenit në këtë shtet.

SYRI TV

Vizita e Presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan në Shqipëri ka bërë jehonë ne mediat greke por edhe ato turke. Shtypi i shtetit helen i ka përqendruar titujt te kërkesa që presidenti turk për Tiranën zyrtare që të marrë hapa konkretë kundër Fetullah Gylen në Shqipëri.

Ekathemerini shkruan se Erdogan e cilësoi Shqipërinë si vend vllazëror por e lëndon fakti që ende gjen gjurmë te Gylenit në Shqipëri.

Lidhjet me Shqipërinë janë në nivelin e partneritetit strategjik, duke shtuar se të dy vendet synojnë të arrijnë një shkëmbim vjetor prej 1 miliard dollarësh.

Erdogan përsëriti kërkesën drejtuar Shqipërisë për të ndërmarrë “hapa konkretë, vendimtarë” drejt heqjes së pranisë së Organizatës Terroriste Fetullah, ose FETO, të cilën ai e quajti një organizatë terroriste.

"Një sistem shkollash në Shqipëri, nga niveli parashkollor deri në nivelin universitar, drejtohej nga Gulen përpara se pronësia t'u kalonte njerëzve të tjerë. Lëndon kombin tonë që shënoi viktima fëmijë dhe tani FETO ka ende fusha aktiviteti në Shqipërinë mike dhe motër”, theksoi Erdogan në Tiranë.

Mediat turke dhe Greke kanë përcjell vizitën e liderit turk ku Shqipëria dhe Turqia u zotuan të hënën të rrisin më tej lidhjet e tyre dhe të rrisin marrëdhëniet e tyre ekonomike dhe kulturore.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan vizitoi Shqipërinë për të biseduar me kryeministrin Edi Rama për forcimin e lidhjeve dypalëshe dhe gjithashtu përurimin e apartamenteve të reja të financuara nga Turqia për shqiptarët e mbetur të pastrehë nga tërmeti i vitit 2019.

Mediat turke kanë pasqyruar gjithashtu dhe nënshkrimin e shtatë marrëveshje në fusha të ndryshme, duke përfshirë median, zbatimin e ligjit, kulturën dhe menaxhimin e emergjencave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco