Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

Përjashtimi i deputetëve të PD, Noka: E paprecedentë, Balla është kthyer në zëdhënës të Bashës

Përjashtimi i deputetëve të PD, Noka: E paprecedentë, Balla është kthyer në zëdhënës të Bashës

16:47, 18/01/2022
A+ Aa A-

Deputeti Flamur Noka, në një intervistë me Skype në Edicionin e Pasdites në Syri Tv, ka komentuar përjashtimin e deputetëve të PD-së.

Noka thekson se është e paprecedentë që të përjashtohen depuetetët demokratë në parlament.

Ai shtoi se Taulant Balla është shndërruar në zëdhënës të Lulzim Bashës.

“Debati në seancë ishte i turpshëm, sepse Taulant Balla u shndërrua në zëdhënësin e Grupit Parlamentar të PD. Taulant Balla ishte aty me urdhër të kreut të regjimit Rama, për ta monitoruar pengun. Asnjë demokrat që ka luftuar tetë vjet, që ka luftuar ta bëjë pengun kryeministër, nuk pranon këtë realitet. Demokratët refuzojnë me përçmim pengun, pengmarrësin dhe atë që flet në emër të tyre, Ballën.

Nuk ka rregullore që përjashton deputetët. Rama po tenton që të bëjë opozitë Bashën me bravat e tij. Ne në zgjedhje do kemi demokratët më të devotshëm dhe më të mirë dhe PD do jetë fituese e bashkive me këta kandidatë. PD do ketë kandidatë në gjashtë bashki. Në shumicën e këtyre bashkive, kandidatët tanë do jenë fituesit”, deklaroi Noka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco