Kulla në selinë e PD?/ Flet Fevziu si kushëri i pronarëve: Edhe mundet! Ja kush duhet ta bëjë kërkesën

Kulla në selinë e PD?/ Flet Fevziu si kushëri i pronarëve: Edhe mundet! Ja kush duhet ta bëjë kërkesën

22:08, 17/01/2022
A+ Aa A-

Gazetari dhe moderatori Blendi Fevziu është pyetur nga gazetari Ylli Rakipi, për një projekt kullash në selinë e PD, që qarkulloi me bujë në media.

I pyetur nga Ylli Rakipi në emisionin 'Të Paekspozuarit', për pronarët e truallit që janë kushërinj të tij, Fevziut zbuloi detaje që dinte për rastin në fjalë.

Rakipi: Doli një projekt 4 freedoms, për kulla te selia e PD. Ish pronarët janë të afërm të tutë?

Fevziu: Janë degë e të njëjtës familje.

Rakipi: Keni ndonjë informacion?

Fevziu: Di që pronarët aty kanë tentuar të zgjidhin problemin e pronësisë së tyre. Prona aty është shumë e madhe.

Rakipi: Xhamia nuk prishet?

Fevziu: Jo. Banka mund të prishet, u dëmtua edhe nga tërmeti. Nuk e di a bëhen kullat sepse duhet të japë lejen Edi Rama, duhet të tërhiqet PD.

Rakipi: Kërkesën duhet ta bëjë PD, sepse është institucion, kështu e përshkroi nënkryetari i Bashkisë. E para që duhet të tërhiqet është PD. Nëse kushërinjtë e tu kanë këtë ide, me siguri kanë vajtur në PD së pari. Di gjë për këtë?

Fevziu: Nuk di gjë për këtë. Prona u është kthyer por nuk ju jepet faktikisht. PD është me qira për 99 vjet në pronën e SHQUP-it.

Duhet leje nga shteti, që do të jetë e vështirë dhe që PD të tërhiqet me shkrim. Do ti kërkojë shtetit seli diku tjetër dhe pastaj mund të bëjë marrëveshje private PD. Nëse i kërkon shtetit, se këtu janë pronarët, do të kërkojë seli tjetër.

Rakipi: Pra ke idenë Fevzi që do të bëhet shtëpia e lirisë?

Fevziu: Edhe mund të bëhet. Si projekt më duket i bukur. 1.4 milionë projekti tha nënkryetari. Nuk e di kush është porositësi i projektit. Ajo shtrihet nga xhamia deri në zonën ku fillon Katedralja dhe banka. Është deri në zonën e Kalasë.

Rakipi: Pra, po u ndërtuan gjithë këto, bëhet edhe një qeverisje e përbashkët…

Fevziu: Nuk e di këtë se do të kërkojë pak kohë që të ndërtohet. Lejen e kësaj e jep Edi Rama, jo Basha.

Rakipi: Fjala është, a e ka kërkuar Basha?

Fevziu: Duhet pyetur ai për këtë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco