VIDEO+EMRAT/ Sali Berisha në Shkodër, të pranishëm demokratët dhe drejtues lokalë

VIDEO+EMRAT/ Sali Berisha në Shkodër, të pranishëm demokratët dhe drejtues lokalë

11:06, 16/01/2022
A+ Aa A-

Lideri historik i demokratëve Sali Berisha zhvillon sot në qytetin e Shkodrës një takim me qytetarët dhe simpatizantët në 32 vjetorin e protestës së parë anti-komuniste në metropolin verior.

Takimi do të zhvillohet në Pallatin e Sportit të kryeqendrës së Veriut.

Emra të njohur të PD-së në Shkodër i janë bashkuar takimit në Pallatin e Sportit, si kryebashkiakja Voltana Ademi, nënkryetarët e PD-së Shkodër, Irena Shestani dhe Ndoc Ashta, Bardh Spahia, Lorenc Luka, Arvid Bushati, Artan Harxhi, etj.

Ndërkohë të poranishëm janë edhe Belind Këlliçi, Edmond Spaho dhe të tjerë drejtues të PD-së.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Marmiri16/01/2022 13:16

Pas Rrushajt dhe Ademi e tradheton, njerzit prane Bashes jane shume te shqetesuar dhe te merzitur per keto dezertime! Per Ademin Basha eshte investuar personalisht, zhgenjimi eshte i madh!

Shto koment

Denonco