‘Kamerat e katit të dytë të veshura me natriban’/ Këlliçi: Po fshehin ngjarjet! Policia të ndërhynte një ditë para

‘Kamerat e katit të dytë të veshura me natriban’/ Këlliçi: Po fshehin ngjarjet! Policia të ndërhynte një ditë para

20:06, 14/01/2022
A+ Aa A-

Deputeti Belind Këlliçi ka deklaruar se më 8 janar kamerat e katit të dytë në selinë e PD kanë qenë të veshura me natriban, sipas tij për të fshehur ngjarjet.

I ftuar në ‘Radari Informativ’, Këlliçi i ka bërë thirrje prokurorisë që të hapë kamerat, pasi sipas tij ka gjëra që janë fshehur.

Këlliçi: Kam një informacion, kam burimet e mia që më thonë se kur janë sekuestruar serverat në PD në katin e dytë kamerat kanë qenë të veshura me natriban për të fshehur të gjitha ngjarjet në katin e dytë. Nëse prokuroria do të bëjë transparencë mjafton të hapë kamerat e një dite më parë. Merren përgjigjen në disa ambiente. Të nxjerrë datën shtatë janar dhe 8 janar, s’besoj se ka arsye që mund të bësh kamerat me natriban nëse nuk ke diçka për të fshehur.

Policia sipas Këlliçit duhet të kishte ndërhyrë në selinë blu një ditë para protestës, ndërsa akuzon se kanë qëndruar me turne persona të dyshimtë.

Këlliçi: Faji më i madh i policisë ka qenë se nëse donin të bënin detyrën të kishin ndërhyrë 24 orë më parë, sepse ne kemi çuar informacion se në seli ndodhen njerëz të armatosur. Ne kishim thënë se në seli qëndrojnë kriminelë me turne. Basha thotë se ata që dolën nga ballkoni i zyrën time unë si njoh. Kryeverpa e kryeveprave është se ka thënë se unë po bëj sakrificë që po  rri në krye të PD, po mos e bëj o njeri.

Një përgjigje ka pasur edhe për sekretarin e Përgjithshëm të PD Gazment Bardhin i cili tha se Këlliçit i është vjedhur një nuskë në zyrë.

Këlliçi: Kjo është për të banalizuar një ngjarje që unë e kam denoncuar. Edhe nëse më ka humbur ndonjë nuskë, të paktën qeni s’më ka humbur, nuk kam paditur njeri që më ka vjedhur qenin. Ti lëmë banalitetet. Duan ta fusin diskutimin në banalitet. Të gjitha këto çudira që dëgjoni ndodh për shkak se kryetari i shkarkuar i PD… Më mirë që po ndodhin të gjitha këto që të tregohet realiteti. Basha refuzon ta zgjidhë krizën me votë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DEMOKRATI I BAZES14/01/2022 21:06

PER BYTHEN E VET LULMUT BRAVA NUK KURSEN AS GRUAN E VET DHE JO GRATE E LDGSH! NE KETE ASPEKT ESHTE BINJAK ME EDVIN RAMEN! LULMUT BRAVA ESHTE I TMERRUAR SEPSE TASHME KA 3 VARRE TE HAPURA! NJE NE SHBA, NJE NE BRUKSEL DHE NJE NE TIRANE!! KU T'IA MBAJE I ZIU! ESHTE ZHYTUR DHE ESHTE PERDORUR SHUME KEQ NGA PEMGMARRESI I TIJ RAMA, SAQE NGA FRIKA, TMERRI, IDIOTESIA DHE BUDALLALLEKU QE KA MBERTHYER, CDO DITE PO E TRASH ZULLUMIN! POR ME E KEQJA ESHTE PER ATA QE PO I SHKOJNE NGA PRAPA QORRAZI! OSE EDHE ATA JANE TE MARRE PENG NGA RAMA! LULMUTIN E KA ZENE PANIKU KEQ DHE PO FLET PERCART, ME KEQ SE SA GAZ PEDERASTI! MOS U HABISNI ME LULMUT BRAVEN! AI NUK PO I MOHON KRIMINET QE IA FUTEN BRENDA NE SELI, POR ESHTE E VERTETE QE NUK I NJEH FARE, SEPSE ATIJ JA KA CUAR DHE IA KA FUTUR EDVIN RAMA JO PER TA MBROJTUR, SEPSE RAMES NUK I KERCET BYTHA DHE NUK I RRUHET TRAPI FARE PER LULUSHKEN E TIJ, POR PER TE MOS E LENE QE TE DOREZOHET DHE TE JAPE DOREHEQJEN. ATA JANE KRIMINELE QE IA KA VENE EDVINI PENGUT TE TIJ, JO PER TA MBROJTUR NGA DEMOKRATET, POR QE TE MOS ARRATISET DHE I IKEN! EDVINI E KA KERCENUAR QE TE MOS E DOREZOJE PARTINE DEMOKRATIKE SEPSE E DO PATJETER PER VETE. NE KETE MENYRE, SIPAS PLANIT TE EDVINIT, LULI TE MBETET KRYETARI DE-JURE I PARTISE DEMOKRATIKE NDERSA RAMA MBETET KRYETARI DE-FACTO. EDHE GELBAZA I RAMES, BATON STANISHIQ HAXHIU E DEKONSPIROI KETE FAKT: I KA DERGUAR EDVINIT 6 HERE SMS ME TEKSTIN: FUT URGJENTISHT POLICINE SEPSE BASHA PO RREZOHET, PO E MORI BERISHA PARTINE DEMOKRATIKE, NA PIU E ZEZA!!! SPAK DUHET TE NDERHYJE URGJENTISHT NE KETE KRIM SHTETEROR QE PO KONSUMON EDVIN KRISTAQ RAMA DHE UTURAKET E TIJ TE QELBUR LULMUT BRAVA DHE BATON STANISHIQ HAXHIU!!

Shto koment

Denonco