Nishani: Tutorin e Bashës s'do ta lejojmë të na imponojë kryetarin e opozitës

Nishani: Tutorin e Bashës s'do ta lejojmë të na imponojë kryetarin e opozitës

14:34, 08/01/2022
A+ Aa A-

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka përforcuar thirrjet e lëshuara sot në oborrin e selisë së PD nga protestuesit se “pluralizmin nuk e dorëzojmë” dhe se “liria nuk ka çmim.” Në një mesazh në rrjetet sociale, Nishani, theksoi se demokratët nuk do të lejojnë që të Edi Rama t’iu imponojë kryetarin e opozitës.

“Edi Rama dhe Drejtori i Policisë së Shtetit kanë kryer një krim të rëndë kushtetues dhe penal sot, - shkroi Nishani, pas zhvillimeve të forta në seli. - Dhunimi barbar i selisë së Partisë Demokratike dhe i mijëra anëtarëve të saj, mbledhur në selinë e tyre është dhuna ekstreme mbi liritë dhe të drejtat themelore politike të qytetarëve shqiptarë.

Tutori i Lulzim Bashës përdori të gjithë furinë dhe egërsinë e forcës së shtetit për t’ju imponuar shqiptarëve kryetarin e opozitës. Kjo nuk do të pranohet kurrë.

Pluralizmin nuk e dorëzojmë. Tutori i krimit të organizuar dhe shtetit mafioz në Shqipëri nuk do të mund të bëhet dot edhe tutori i opozitës shqiptare. Liria nuk ka çmim,” ka theksuar me forcë Nishani.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco