'Shef kabineti perfekt i Ramës'/ Ylli Manjani: Sokol Balla të lërë gazetarinë

'Shef kabineti perfekt i Ramës'/ Ylli Manjani: Sokol Balla të lërë gazetarinë

16:19, 03/01/2022
A+ Aa A-

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, pas publikimit të bisedës telefonike të Sokol Ballës i cili shprehej se Berisha duhet zhdukur nga politika dhe se po paguheshin qimet e kokës për këtë qëllim. 

Manjani thotë se Sokol Balla është shef kabineti perfekt i Edi Ramës. 

Ai i këshillon Ballës që pas kësaj të lërë gazetarinë, pasi nuk ka më besueshmëri.   

Postimi
Miku im Sokol Balla nuk më çudit, por më bën të ndjehem i keqardhur.
Për fat të keq gazetaria e ka humbur profesionistit Sokol Balla.
Nuk më çudit aspak gjuha e përdorur nga Kolo përgjatë atij episodi që rrëfen Muhamet Omari, por një gjë më bën përshtypje:
ç’nevojë kishte dhe, ende paska, pushteti të harxhojë qimet e kokës për t’u marrë me Berishën, i cili vetë e kishte hequr fishën?!
Sinqerisht, budallëk më të madh politik sesa ky, nuk ka bërë kurrë më parë Edi Rama!? 
E bënë Saliun, jo thjesht edhe njëherë kryetar të PD, por legjendë tani në pleqni!
Shumë e çuditshme!
Nejse, po Kol Ballës miqsisht i them ta lërë gazetarinë sepse nuk e ka më besueshmërinë e nevojshme.
Ai është në të vërtetë një shef kabineti perfekt i Edi Ramës.
Dhe kur të jetë larguar Edi Rama nga politika, Kolin prap mik do ta kem, po aq sa edhe sot. Por ky pilaf i shpifur nuk mban më ujë…

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tirana03/01/2022 17:57

Me shkrimin tuaj jam dakord ..., por qe te vazhdosh edhe me pas me pas nje mik si me pare qe thuajse gjithe vitet e tij ne gazetari i ka patur kunder vete demokracise e ke gabim o Yll .....???!!!

Shqiptari03/01/2022 17:09

I NDERUAR YLLI! TI E DI SHUME MIRE QE FJALA "MIK" ESHTE NJE FJALE E MADHE DHE DUHET SHUME KOHE QE TA MERITOSH. NESE E PERDORE THJESHT SI SHPREHJE, SIC THEMI RENDOM TE TILLA SI: CFARE MENDON TI OR MIK? NGA TE KEMI OR MIK? NGA E KE RRUGEN OR MIK?? KJO ESHTE PUNE TJETER. POR TI TE JESH MIK ME SOKOL PALLEN!! KETE NUK E BESOJ KURRE!! ME KETE QE KE THENE PO ME VE SHUME NE DYSHIM VLERESIMIN DHE RESPKETIN E MADH QE KAM PER TY!! SEPSE TI E DI MIRE SHPREHJEN: ME THUAJ CILIN KE MIK, TE TE THEM SE CILI JE!!! OSE "ME THUAJ ME CILIN RRI, TE TE THEM SE CILI JE"! NUK E DI SE CFARE TE AFRON APO TE LIDH TY ME KOL KYCIN?! SEPSE TE KESH DIKE MIK DUHET DOMOSDOSHMERISHT QE TE KESH ME ATE DISA PIKA TE PERBASHKETA, DISA PIKA AFRUESE, DISA PIKA TAKUESE, NE MORAL, NE PERSONALITET, NE KARAKTER, NE TIP, NE DINJITET, NE BURRERI DHE NE NDERSHMERI!! PER KOL KYC PALLEN, E DI SHUME MIRE, QE NUK KA ASNJE NGA KETO, QE TE GJITHA I KA NEN ZERO!! PO TI? PO TI I NDERUAR MANJANI, QE JE VITE DRITE LARG NGA KETO QE KA SOKOL KYCI PALLA, NGA E KRIJOVE KETE MIQESI ME KETE PALLEN??? APO E KE THENE KOT SI SHPREHJE ATE TERMIN MJAFT DOMETHENES "MIK"??!!

Shto koment

Denonco