VIDEO/ Janë djem, dy foshnjat e para të vitit 2022: Paçi këmbën e mbarë Akid dhe Aiden!

VIDEO/ Janë djem, dy foshnjat e para të vitit 2022: Paçi këmbën e mbarë Akid dhe Aiden!

09:00, 01/01/2022
A+ Aa A-

Janë djem, fëmijët e parë të vitit 2022, që kanë lindur 1 minutë pas njerit tjetrit në dy maternitetet e Tiranës. I pari quhet Akid dhe lindi fiks në orën 12:00 në maternitetin Mbretëresha Geraldinë.

Vogëlushi i dytë lindi vetëm një minutë më pas në maternitetin “Kiço Glozheni dhe ai quhet Aiden.

Lajmin e ka dhënë Ministrja e Shëndetësisë, e cila i ka uruar jetë të gjatë dhe këmbën e mbarë të dyve. “Mirë se erdhe Akid - shkroi Ogerta Manastritliu në Fb krahas fotografisë së të voglit lindur 1 minutë më herët. Fëmija i parë i vitit 2022 është djalë, që lindi shëndosh e mirë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në orën 12:00.

Është djalë edhe bebi i parë që erdhi në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni”, 1 minutë pas ndërrimit të viteve. Jetë të gjatë e paçi këmbën e mbarë Akid dhe Aiden,” uroi ministrja.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco