Berisha: Përgjigje për deklaratën e zëdhënësit të DASH ndaj kritikave të mia në adresë të ambasadores Kim

Berisha: Përgjigje për deklaratën e zëdhënësit të DASH ndaj kritikave të mia në adresë të ambasadores Kim

13:35, 15/12/2021
A+ Aa A-

Nga Sali Berisha

Duke shprehur konsideratën time të lartë për Departamentin e Shtetit dhe zëdhënësin Ned Price dua të theksoj sa vijon:

Së pari në bindjen time kritikat nuk janë sulme, unë kam kritikuar qëndrime dhe deklarata të ambasadores së SHBA, të cilat nuk kanë qenë në përputhje në vlerësimin tim me ligjet e vendit dhe Konventën e Vjenës. Unë mendoj se interpretimi i kritikave si sulme nuk është e drejte pasi është formë e pastër bullizmi diplomatik.

Se dyti, populli shqiptar e do shumë popullin e madh mik amerikan dhe qeverinë e tij. Ato kanë bërë më shumë se kushdo tjetër për lirinë dhe sovranitetin e Shqipërisë dhe Kosovës.

Se treti, shqiptarët si komb i lirë sovran anëtar i NATO-s duan ti zgjedhin vetë në përputhje me ligjet e vendit dhe votën e tyre përfaqësuesit e tyre qoftë në Parlament apo dhe drejtimin e partive. Ata nuk presin nga askush dhe aq më pak nga përfaqësues të vendit që ka bërë më shumë për sovranitetin e tyre te ju diktojnë se cili deputet i zgjedhur prej tyre duhet të futet dhe cili nuk mund të hyjë në parlament as dhe që të angazhohen në lojë me kukulla në fushatë brenda partiake për të mbështetur një kandidat tashmë të braktisur për aferat e tij nga anëtarësia.

Së katërti, shqiptarët kanë vuajtur më shumë se çdo komb tjetër nga diktatura staliniste e diktatorit Enver Hoxha, i cili ndër të tjera i kërcënonte ata me shprehjen se bar do të hamë, por SHBA nuk do t’ju nënshtrohemi. Kështu që mendoj se përdorimi i kësaj shprehje të diktatorit Hoxha pikërisht nga përfaqësuesja e SHBA si kërcënim për anëtarët e Partisë Demokratike, të cilët 30 vite më parë përmbysën diktaturën hoxhiste është ofendim kolektiv i palejueshëm dhe kjo meriton një ndjesë publike.

Për njerëzit e lirë arroganca nuk është virtut.

Së pesti, shqiptarët janë të bindur se fuqia e SHBA qëndron para se gjithash në liritë që ju garantojnë kushtetuta dhe ligjet qytetarëve të këtij vendi të madh dhe frymëzohen nga ky shembull. Ata presin që përfaqësuesi i SHBA-së të inkurajojë lirinë e shprehjes, mendimit dhe mediave dhe jo kurrsesi t’ju kërkojë gazetarëve të censurojnë veprimtarinë politike të deputetëve apo politikanëve vendas.

Së gjashti, SHBA i kanë dhënë Shqipërisë një ndihmë tejet të çmuar në luftën kundër korrupsionit dhe në historinë 30-vjeçare të demokracisë asnjeri nuk ka luftuar sipas dokumenteve të pakontestueshme sa Sali Berisha korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri.

Tetë vite pas largimit të tij nga pushteti, Shqipëria sot thirret si narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë. Ajo sipas raporteve të DASH konsiderohet tani si qendër operacionale e organizatave kriminale të rajonit, Europës, Amerikës së Veriut dhe Amerikës së Jugut dhe Lindjes së Mesme. Kurse sipas raporteve të Bankës Botërore vendi im renditej në vitin 2020 i dyti në botë për sa i përket ryshfetit.

Por pavarësisht nga të gjitha këto, në një rast unik në histori, Sekretari Blinken i dezinformuar nga lobim korruptiv i Edi Ramës dhe protektorit të këtij të fundit multimilardierit George Soros ka shpallur më 19 maj 2021, Sali Berishën ‘person non grata’ për korrupsion domethënës.

Ky është një rast unik në historinë e botës që një person shpallet ‘non grata’ 8 vite pasi ka dhënë dorëheqjen nga çdo funksion drejtues dhe duke mos patur kurrë një akuzë të ngritur për korrupsion nga ndonjë institucion vendas apo i huaj, kundra tij apo familjes së tij dhe tre jave pasi partia e tij humbi zgjedhjet.

Lidhur me këtë çështje duke konsideruar këtë vendim kryekëput të pabaza dhe mirëfilltas si një hakmarrje politike të armiqve të mi dhe demokracisë shqiptare, Edi Rama e George Soros unë kam ngritur padi ndaj Sekretarit Blinken në Gjykatën e Parisit.

Prandaj ju ftoj për hir të transparencës të paraqisni në gjykatë ku unë kam ngritur padi për shpifje çdo fakt, provë apo dokument që ju apo cilido individ apo institucion mbi tokë disponon për të faktuar akuzën dhe vendimin tuaj absolutisht pa baza.

Se fundmi, ju siguroj i nderuar zoti Price se shqiptarët në tërësi dhe demokratët në veçanti presin krenar dhe thellësisht mirënjohës 100 vjetorin e marrëdhënieve midis dy kombeve dhe dy vendeve tona.

Ata mbeten të vendosur të japin kontributin e tyre edhe në 100 vitet që vijnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Berisha Krenaria Back 15/12/2021 14:59

Je krenaria e kombit Zoteri, vazhdo dhe do I Madhi Zot te kthehesh fuqishem, te zhbesh morrat e kuq, Bashen pa Bosht dhe te bashkosh kombin qofte me hejurudhen dhe duke zhdukur doganat qe jane kancerogjen mes kombit

Shqiptaro-Amerikani15/12/2021 14:38

TAMAM NJË PËRGJIGJE DINJITOZE PREJ NJË PERSONALITETI TË MADH KOMBËTAR DHE DINJITOZ I NIVELIT BOTËROR! PËRGJIGJE DINJITOZE E NJË QYTETARI TË LIRË TË BOTËS SË LIRË DHE DEMOKRATIKE! ANJË VEND NË BOTË NUK E BËN TË MADH AS SIPËRFAQJA, AS POPULLSIA DHE AS FUQIA USHTARAKE DHE LUFTARAKE, POR RESPEKTIMI I LIRIVE, TË DREJTAVE, SOVRANITETIT DHE TË DINJITETIT TË VENDEVE DHE POPUJVE TË TJERË DHE TË POPULLIT TË TIJ! KA SHUMË NJERËZ TË MËDHENJ DHE ME PERSONALITET QË VIJNË NGA VENDE TË VOGLA, ASHTU SIKURSE KA SHUMË NJERËZ TË VEGJËL, PA DINJITET DHE PA PERSONALITET QË VIJNË NGA VENDE TË MËDHA!!!

Patriot15/12/2021 14:08

Bravo Salí Berisha .Je burre.

Shqiptaro-Amerikani15/12/2021 13:50

DR.PROF. SALI BERISHA ËSHTË PERSONALITET I MADH, INTELEKTUAL I MADH, I LIRË DHE I PAVARUR, PATRIOT DHE ATDHETAR I MADH! PRANDAJ ËSHTË NJË DEMOKRAT ME BINDJE, ME IDEALE, I VËRTETË DHE QË I DUHET DHE ËSHTË NJË ASET I ÇMUAR, JO VETËM PËR NJË PARTI TË VËRTETË DEMOKRATIKE (NUK KA RËNDËSI FARE EMRI I PARTISË), POR I DUHET DHE ËSHTË NJË ASET I ÇMUAR PËR SHQIPËRINË. PO MORE PO! DR. BERISHA KA SHUMË TË DREJTË! TË DUASH APO TË MOS E DUASH, TA PËLQESH APO TË MOS E PËLQESH PRESIDENTIN E RADHËS TË SHBA, SEKRETARIN E RADHËS TË DASH, APO AMBASADORIN E RADHËS TË SHBA NË TIRANË, NUK E BËN ASKËND NË BOTË AS PRO DHE AS ANTI-AMERIKAN! AMERIKA ËSHTË AMERIKË PËR VLERAT DHE LIRITË DEMOKRATIKE QË KA DHE NUK KA LIDHJE ME QEVERITË APO PRESIDENTËT E RADHËS!!! AMERIKA ËSHTË NJË ËNDËRR PËR SHUMË NJERËZ TË LIRË SEPSE ËSHTË VEND I LIRË DHE DEMOKRATIK DHE PËR VLERAT DEMOKRATIKE QË KA!!! PO ATA AMERIKANË QË KANË VOTUAR KUNDËR PRESIDENTIT JOE BIDEN, A JANË PRO APO ANTI-AMERIKANË?? ÇFARË GOMARLLËQE ME KËTO IDIOT-AMERIKANLLËQET E POLITIKËS SOROSIANE!!!

Leonsio15/12/2021 13:50

Urimet me te mira per ju familjarisht , pergjegja juaj eshte shteruese , mgjse ne ju njohim dhe vleresojme pa mase kontributin tuaj per demokraci , perkushtimin tuaj ne luften ndaj korrupsionit , krimir te organizuar , etj. ... por me habit fakti qe Dep Shtetit eshte kontradiktor me veten e tij , ne raportet e saj vlereson sakte gjendjen e Shqiperise dhe ne dekleratat e vecanta mbron ato qe jane objekt inegativ ne rapirtet e saj !?!?!?!? ... Doktor , qendro fort dhe ne jemi me TY ...

Luli15/12/2021 13:45

Bravo per burrnine!

Shto koment

Denonco