Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ PS feston 85 vjetorin, Shqipëria proteston

‘Kam mbështetjen e 95% të demokratëve’/ Ambasadori Bashës: Atëherë pse kërkon ndihmë?!

‘Kam mbështetjen e 95% të demokratëve’/ Ambasadori Bashës: Atëherë pse kërkon ndihmë?!

15:59, 14/12/2021
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kanë dalë detaje të reja nga takimi i deputetit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me ambasadorët e SHBA, BE, Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe.

Burime të SYRI.net dhe SYRI TV kanë thënë se gjatë bisedës, Lulzim Basha, ju ka thënë diplomatëve të lartë se ai gëzon mbështetjen e 95% të demokratëve.

Por pikërisht në atë moment ka ndërhyrë njëri prej ambasadorëve, i cili i ka thënë se nëse është kështu, atëherë na ke thirrur kotë për ndihmë, kur ke gjithë këtë mbështetje.

‘Ambasadori e pyeti për mbështetjen e tij (të Bashës) brenda bazës së PD-së. Basha u përgjigj, se e ndjen që rreth 95% e anëtarëve e mbështesin. Pas kësaj ambasadori iu përgjigj, se në këtë rast duket se nuk ka asnjë problem dhe takimi ynë ndoshta nuk ka shumë kuptim’, - ka thënë burimi për ‘SYRI-n’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco