Kuvendi Kombëtar i PD shkarkon Lulzim Bashën

Kuvendi Kombëtar i PD shkarkon Lulzim Bashën

18:04, 11/12/2021
A+ Aa A-

Shkarkohet Lulzim Basha nga kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë. Shumica e jashtëzakonshme e delegatëve të Kuvendit Kombëtar të thirrur nga anëtarësia ka vendosur për shkarkimin e Bashës. 

SYRI ka siguruar edhe rezultatin e votimit të delegatëve të Kuvendit Kombëtar. 

Në nisje të punimeve të Kuvendit Kombëtar në 'Air Albania' kanë qenë të pranishëm 4934 delegatë. 

Pjesëmarrës në votim kanë qenë 4491 delegatë.  

Nga 4491 delegatë të pranishëm, PRO shkarkimit të kryetarit të PD Lulzim Basha kanë votuar 4446 delegatë, kundër 36 delegatë dhe 9 delegatë e kanë nxjerrë fletën e votimit të pavlefshme. 

Sipas vendimeve të Kuvendit Kombëtar, drejtimi i PD-së i kalon Komisionit të Rithemelimit me 29 anëtar i cili ka mandat deri në 22 mars, kohë kur edhe pritet të zgjidhet kryetari i ri i Partisë Demokratike. 

Kuvendi Kombëtar i PD shkarkoi sot edhe Kryesinë e Partisë Demokratike, Sekretarin e Përgjithshëm, katër nënkryetarët si dhe shfuqizoi vendimet e fundit të Bashës. 

Kuvendi shfuqizoi edhe thirrjen e Kuvendit të datës 18 dhjetor, ndërkohë që në këtë datë me vendim të delegatëve do të zhvillohet referendumi për ratifikimin e vendimit të marrë sot nga Kuvendi Kombëtar, për shkarkimin e Lulzim Bashës.  

Rezultati i votimit 

Kuvendi Kombëtar i PD

Të pranishëm - 4934 delegatë

Pjesëmarrës në votim - 4491 delegatë

Pro shkarkimit të Bashës - 4446 delegatë 

Kundër shkarkimit - 36 delegatë 

Abstenim - 9 delegatë 

Sipas vendimit të marrë sot nga delegatët e Kuvendit Kombëtar, ku u votuan me shumicë absolute edhe ndryshimet në Statut, drejtimi i PD-së i kalon Komisionit të Rithemelimit prej 29 anëtarësh, të cilët do jenë në krye të PD deri në datën 22 mars si dhe do të përgatisë zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike. 

LEXO EDHE: 

https://www.syri.net/politike/471005/video-syri-tv-pd-ne-e-merr-tani-ne-dore-komisioni-i-rithemelimit-ja-emrat-perberes/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco