Vendimi i Kushtetueses për 30 qershorin/ Dervishaj: Nuk realizoi misionin e vet, duhet t’ju vërë fre pushteteve

Vendimi i Kushtetueses për 30 qershorin/ Dervishaj: Nuk realizoi misionin e vet, duhet t’ju vërë fre pushteteve

21:22, 07/12/2021
A+ Aa A-

Këshilltari i presidentit të Republikës Ilir Meta, Bledar Dervishaj, në intervistë me Skype në emisionin A Show të moderatorit Adi Krasta në Syri Tv, foli për vendimin e Gjykatës Kushtetutese për zgjedhjet e 30 qershorit.

Dervishaj thekson se GJK nuk realizoi misionin e vet, duke shtuar se Kushtetuesja duhet që t’ju vërë fre pushteteve, gjë që nuk e ka bërë.

“Meta ka ruajtur kushtetueshmërinë aq sa ka pasur në dorë. Gjykata Kushtetuese nuk ka përmbushur misionin e saj sublim, duke mos dhënë drejtësi kushtetuese. GJK duhet të jetë garant i Kushtetutës. GJK duhet të ketë kurajon e fortë, duke iu vënë kufi pushteteve.

Duhet të thotë vendi yt kryeministër, president, parlament etj është këtu. Këtë pritej të bënte GJK, t’i thoshte KQZ-së që nuk mund të tejkaloni kompetencat, Këshilli i Ministrave duhet të respektojë vendimet e një organi tjetër. Janë bërë veprime që nuk janë në përmbushje me shtetin e së drejtës, Kushtetutës, apo që cënojnë të drejtat dhe liritë themelore. GJK e ka lexuar çështjen, por ka kaluar çështja pa vendim. GJK nuk ka realizuar misionin e saj”, deklaroi Dervishaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco