'Krim i shëmtuar në Deçan, uroj që vrasësi i nxënësve të gjendet e të marrë ndëshkimin e merituar'

'Krim i shëmtuar në Deçan, uroj që vrasësi i nxënësve të gjendet e të marrë ndëshkimin e merituar'

10:00, 27/11/2021
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka shprehur sot dhimbjen e tij të thellë dhe njëherësh, ka dënuar ashpër sulmin me armë ndaj autobusit me nxënës në Deçan të Kosovës, që mori tri jetë mbrëmjen e së premtes. “Një krim i shëmtuar” e ka cilësuar Berisha në mesazhin e tij të publikuar sot në Fb:

“Të dashur miq, - shkruan ai. - Dje në darkë, një kriminel me maskë në Gllogjan, komuna e Deçanit, ka shkrehur breshëri kallashnikovi drejt autobuzit me nxënës shkolle, nga të cilat kanë humbur jetën dy nxënës dhe shoferi i autobuzit e është plagosur një nxënës tjetër.

Duke shprehur ngushëllimet më të ndjera famljeve të viktimave për humbjen e njerëzve të tyre më të dashur dhe uruar shërim të plotë të plagosurit, dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë krim të shëmtuar dhe uroj që vrasësi i nxënësve të shkollës dhe shoferit të gjendet sa më parë dhe të marrë ndëshkimin ligjor të merituar,“ ka theksuar me forcë në përfundim ish-Kryeministri Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco