Meta: Fola me Ruçin për anulimin e zgjedhjeve lokale, më përgjojnë telefonin

Meta: Fola me Ruçin për anulimin e zgjedhjeve lokale, më përgjojnë telefonin

21:55, 22/11/2021
A+ Aa A-

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme.

Meta tha se ai përgjohet nga Shërbimet Sekrete të brendshme dhe të huaja.

“Isha në avion dhe telefonova Ruçin, për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. S’kisha kohë për takim të gjerë shumë palësh dhe mendova të flas vetë me Ruçin.

Sigurisht s’ja thashë të gjitha se telefonat tanë përgjohen. Nga të gjithë përgjohen, të brendshëm dhe të huaj. Por unë se kam problemin me këtë. Jam krenar se s’kam gjë për të fshehur” deklaroi Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco