Deputeti socialist pro kampit të refugjatëve në Shqipëri, Sterkaj: Ça të keqe ka me ardh’ leku te ne

Deputeti socialist pro kampit të refugjatëve në Shqipëri, Sterkaj: Ça të keqe ka me ardh’ leku te ne

14:25, 22/11/2021
A+ Aa A-

Deputeti socialist Paulin Sterkaj në Komisionin për Sigurinë Kombëtare mbështeti marrëveshjen me Britaninë e Madhe për strehimin e emigrantëve nga vendet e treta në këmbim të 100 mijë paundëve për person. Ai deklaroi se kjo marrëveshje nuk ka arsye pse ta shqetësojë Shqipërinë për sa kohë siguria kombëtare nuk cenohet.

“Vjen një person me 100 mijë paund. Kosto minimumit jetik në Shqipëri është 500 paund. Kemi kohë me e mbajt 20 vite në Shqipëri pa asnjë lloj problemi. Ju e dini se çfarë njerëzish kemi në Britaninë e Madhe. Shqiptarët që jetojnë në Angli nuk i ka luajtur kush. Ka dhe me dy emra. Kjo marrëveshje nuk na shqetëson hiç.

Na hap mundësinë me komunikuar edhe Britaninë e Madhe që ka dalë nga BE. Siguria kombëtare cenohet kur nuk ke mundësi financiare me i mbajtur. I kam takuar. Ai mund të jetë edhe shqiptar dhe bën me u duk njëfije si kaçurrel dhe të zi. Nga kjo ju nuk duhet me u mërzit. Unë shpesh herë kam dalë kundra qeverisë. Kjo marrëveshje nuk i bën asgjë të keqe vendit tonë. Vetëm se na rrit mundësinë me qenë pak më human”, tha Sterkaj.

Ai u shpreh se Shqipëria vetë është një popull ku gjysma jetojnë brenda vendit dhe pjesa tjetër në emigracion dhe nuk duhet të harrojë kohën kur vëtë largohej jashtë shtetit për një jetë më të mirë në mënyrë masive. Sterkaj hodhi akuza ndaj deputetëve të opozitës se kanë bërë propagandë që shqiptarët të shesin shtëpitë dhe bagëtitë për të ikur në emigracion.

“Unë nuk dua të hyj në thelb të ligjit por në thelb të gjësë. Ju thatë që jemi dakord me i pritur. Ne jemi një popull që në bazë të statistikave gjysma jemi në emigracion, gjysma jemi këtu. Ata që kanë ikur nga Shqipëria pse të mos kthehen përderisa kostot i përballon Britania. Ne kemi harruar që kemi pushtuar brigjet e fqinjëve tanë. Problemin më të madh Shqipëria ka financën. Nuk duhet me harruar sa kohë kemi që kemi ikur si refugjatë në Europë. Një ndër ta kam qenë dhe unë. Ne duhet të shohim mundësinë që të ketë institucione që të jenë nën kontroll. Por jo ne të mos pranojmë një kontratë. Po me qenë në pozitë do ishe në favor tjetër. Kështu që bëhuni më të hapur. Ju e dini mirë çfarë ndodhi me NATO-n. Ju thoni kemi liberalizuar vizat.

Di që ka njerëz që kanë shitur shtëpiat e lopët për të shkuar refugjatë në Gjermani. Ka qenë propagandë e juaja. Ju duhet të dini që nuk bëni pak propagandë. Kanë ikur për jetë më të mirë. Nuk plotësojnë kushtet sepse mund të jenë  një pjesë spekulantë dhe i kanë kthyer. Deputetët tuaj haptas kanë propaganduar se do merrni dokumente në Itali dhe Francë.  Unë thërras që ne nga kjo marrëveshje nuk na vjen asgjë e keqe. Ju thoni se po vijnë ata dhe po bëjnë një kamp në Shqipëri dhe po fiton lekë ai. Po me ardhur leku në Shqipëri çfarë të keqe ka?

Vjen një person me 100 mijë paund. Kosto minimumit jetik në Shqipëri është 500 paund. Kemi kohë me e mbajt 20 vite në Shqipëri pa asnjë lloj problemi. Ju e dini se çfarë njerëzish kemi në Britaninë e Madhe. Shqiptarët që jetojnë në Angli nuk i ka luajtur kush. Ka dhe me dy emra. Kjo marrëveshje nuk na shqetëson hiç. Na hap mundësinë me komunikuar edhe Britaninë e Madhe që ka dalë nga BE. Siguria kombëtare cenohet kur nuk ke mundësi financiare me i mbajtur. I kam takuar. Ai mund të jetë edhe shqiptar dhe bën me u duk njëfije si kaçurrel dhe të zi. Nga kjo ju nuk duhet me u mërzit. Unë shpesh herë kam dalë kundra qeverisë. Kjo marrëveshje nuk i bën asgjë të keqe vendit tonë. Vetëm se na rrit mundësinë me qenë pak më human”, u shpreh ai.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 22/11/2021 19:31

Aq te mira do ti vine sac i erdhen nga shitja e naftes tek te huajt e telekomit e energjitikes gjithashtu.Ne te gjithe boten keto biznese dalin me super fitime marramendese kurse ketu tek ne cuditerisht dalin me humbje.Si mund ta mbash hapur nje biznes kur 20 vjet del me humbje??Jo jo nuk dalin me humbje por paguane qeverine tende te qelbur nen dore ca qindarka dhe vjedhin milliarda.Jeni qeveria me plere me llum qe ka pasur ndonjehere Shqiperia

Sofie22/11/2021 19:19

Te hengert kanceri ne gryke o paulin

Sofie22/11/2021 19:19

Te hengert kanceri ne gryke o paulin

Mondi22/11/2021 19:15

Paulini mungon shume ne shtepi, kjo eshte arsyeja pse gruas se tij i duhen emigrante te huaj (sa me shume) per bere punet qe nuk ka fuqi Paulini. E ka nje porosi nga e shoqja mos ja merrni per keq. Tani u morr vesh dhe nje nga arsyejet e ngritjes se 2 sateliteve qe do kontrollojne kufirin dhe territorin e Shqiperise. Keta emigante pasi te vijne nje here nuk duhet te dalin kurre nga ky vend as me leje as ilegalisht. O shqiptare nese e doni vendin tuaj reagoni sic vepruat me armet kimike.

Trx22/11/2021 15:40

Si çte keqe ka mor plehre kriminale.Apo çdo gje qe fluturon u duket leke. Muxhahedine me mijra, siriane e marokene plote, afgane e talibane ne pritje. Po e degjeneroni kete vend me porosi te sorres.

Gavroshi22/11/2021 15:30

Me duket , se kampin do ta bejne ne Divjake, ti strehojne te hoteli Paulinit.

N22/11/2021 15:20

Shqipëria do prek fundin me injorant si puna jote.Vegel qorre e Edvin vuçiçit.

Vendi yne 22/11/2021 15:19

Edhe te vine ato leke Shqiperia nuk fiton asgje o deputet qe nuk Duhet te ishe as roje lopesh.Nuk fiton per sa kohe ka njerez si ty si Rama si veliaj si ahmetaj spiropalla etj.Ato para do vene ne xhepat tuaj.Dhe ata refugjate jane qe te gjithe kontigjent krimi.Do sjellin me shume krim ne vendin ttone.Mos e ktheni vendin ne qender grumbullimi te mbetjeve njerezore.

Shto koment

Denonco