Deklarata e Spahos, reagon dega e PD Korçë: Manipulime

Deklarata e Spahos, reagon dega e PD Korçë: Manipulime

14:59, 21/11/2021
A+ Aa A-

Dega e PD-së Korçë, me anë të një deklarate, ka reaguar ndaj thënieve të të deleguarit politik të PD-së në këtë qark, Edmond Spaho.

‘Përmes mashtrimit të qëllimshëm, deklaratat e zotit Spaho synojnë manipulimin e publikut dhe përçarjen e demokratëve’, shkruan dega e PD-së së Korçës në deklaratën e saj të shpërndarë në Facebook.

Deklarata e plotë:

Reagim i detyruar i Degës së PD Korçë ndaj keqinformimit me dashje të drejtuesit politik të Qarkut Korçë Edmond Spaho.

Deklaratat e drejtuesit politik të Korçës, Edmond Spaho, në lidhje me mbledhjen e Kryesisë së Degës së PD Korçë janë të pavërteta, keqinformuese dhe keqdashëse. Përmes mashtrimit të qëllimshëm, deklaratat e zotit Spaho synojnë manipulimin e publikut dhe përçarjen e demokratëve.

Ditën e Shtunë, Dega e PD-së Korçë, mblodhi Kryesinë, me kuorum sipas statutit, të verifikuar me apel dhe të protokolluar në librin e protokollit të mbledhjes, për të diskutuar rreth Vendimit të Kryesisë të PDSH-së nr.139 dhe për situatën politike aktuale.

Mbledhja do te kishte qenë një rutinë e punës sonë 30 vjeçare, nëse drejtuesi politik i qarkut nuk do të kishte mbajtur qendrim spekulues dhe fyes ndaj shumicës së anëtarëve të kryesisë së degës Korçë.  Në respekt të votuesve korçarë, por edhe të demokratëve dhe qytetarëe që ndjekin me shqetësim zhvillimet në PD, deklarojmë me përgjegjësi se kryesia e Degës Korçë nuk ka patur asnjëherë 62 vetë dhe se dega nuk ka patur kurrë 33 Grup Seksione.

Zoti Spaho e di shumë mirë që numri i delegatëve për Kuvendin Kombëtar nuk vendoset me mesatare. Ai e di shumë mirë se të gjithë anëtarët e kryesisë kanë mandat të ligjshëm dhe nuk mund t’ua vërë në diskutim askush për interesa personalë.

Të jesh pakicë nuk do të thotë së faktet duhen manipuluar dhe e vërteta duhet fshehur. Të punosh kundër interesit të burrave dhe grave që kanë bërë gjithçka per PD dhe kanë zgjedhur zotin Spaho disa herë deputet, do të thotë t’i vendosësh kryq sakrificës së demokratëve. Nëse Edmond Spaho do të kishte investuar në fushatë kaq shumë energji sa keta 2 muajt e fundit, Korça do të kishte fituar të paktën 6 mandate deputetësh!

Me qëndrimet keqinformuese, që deformojnë të vërtetën dhe realitetin e PD në Korçë, zoti Spaho bën mirë të rishikojë pozicionin e tij si Drejtues Politik dhe deputet i Qarkut Korçë. Demokratët nuk përfaqësohen me mashtrime për interesa personalë, por me punë, integritet dhe përkushtim në betejën e vetme kundër regjimit të Edi Ramës dhe rikthimit të PD në pushtet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco