'61% janë të emëruar nga Lulzim Basha'/ Berisha: Anëtarët e Kryesisë së PD të japin dorëheqje

'61% janë të emëruar nga Lulzim Basha'/ Berisha: Anëtarët e Kryesisë së PD të japin dorëheqje

18:22, 19/11/2021
A+ Aa A-

Lideri historik i PD, Sali Berisha u bën thirrje anëtarëve të Kryesisë së PD që të japin dorëheqje. 

Nga Foltorja e Librazhdit, Berisha tha se 61% e tyre janë të emëruar nga Basha. 

"61% e kryesisë së PD është e emëruar nga Lulzim Basha. E kam treguar dhe herë të tjera e po e them sërish; Në një drekë me Helmuth Kohl, kancelarin, më tha Sali, pasi ra Muri i Berlinit, mendova se gjermanët e shpërngulur nga shtete të tjera me spastrim nën pretekstin se kishin bashkëpunuar dhe që i kishin shtëpitë të paprekura me gardhe e oborre, mendova se mund të riktheheshin. Para se ta shpall mblodha Kryesinë, Kryesia kishte 19 veta, e hodha në votë, vetëm 1 njeri votoi me mua, 17 kundër. Dhe unë s'e hapa më kurrë atë kapitull. Kjo ishte demokracia. 

Kurse ky merr dhe bën nga 38 vetë, zgjedh vetëm 15 me votë të fshehtë, Kryesi është kjo? Kjo është turp për një parti demokratike. Iu bëj thirrje atyre, jepni dorëheqjen, ikni nga ajo Kryesi. Dëgjoja zëdhënësen një ditë, unë kam respekt për të, ajo nuk e kupton që s'mund të jetë anëtare Kryesie pa u votuar nga Këshilli Kombëtar. Ti je zonjë e nderuar, ke qenë zëri ynë, por kur thua vendin e kam në Kryesi gabon rëndë, je e emëruar nga kryetari. Por Kryesia është tjetër, duhet të votohesh me votë të fshehtë. Ne do të vendosim demokratike shumë më të fuqishme dhe më gjërë nga sa i kemi patur. Ne do të rikthehemi te idealet tona. PD do të ringrihet si forcë konservatore e fuqishme dhe do ta përmbysë narkoshtetin", tha Berisha. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco