A keni frikë se Basha mund t’ju përjashtojë? Loka: Nuk kam asnjë drojë, jam zgjedhur nga delegatët e degës

A keni frikë se Basha mund t’ju përjashtojë? Loka: Nuk kam asnjë drojë, jam zgjedhur nga delegatët e degës

21:44, 18/11/2021
A+ Aa A-

Kryetari i degës së PD në Fushë-Krujë Agron Loka, në një lidhje direkt në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv, u pyet se a ka frikë nga përjashtimi i mundshëm i Lulzim Bashës.

Loka theksoi se nuk ka asnjë drojë, duke shtuar se është zgjedhur nga delegatët.

“Në mbledhjen e Kryesisë kishte edhe persona që nuk ishin kryetarë të degëve. Nuk pati ndonjë incident. Kishte diskutime dhe jo votim. Kuvendi mblidhet më 11 dhjetor. Basha ka thënë se do të marrë masa ndëshkuese kundrejt atyre që nuk respektojnë vendimet që merr PDSH. Nuk kam frikë se mund të përjashtohem nga Basha, jam zgjedhur nga delegatët e degës.

Ia kam bërë të qartë se kur jam zgjedhur kryetar, jam betuar para demokratëve të Fushë Krujës, të atyre që më kanë votuar ose jo dhe kam thënë se do të prevalojë meritokracia në PD, kjo mori fund në zgjedhjet e 25 prillit. Betohem se do jem zëri i çdo demokrati në të gjitha forumet e larta të PD”, deklaroi Loka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco