Gratë e politikës! Çfarë nuk duhet të ishin ato!

Gratë e politikës! Çfarë nuk duhet të ishin ato!

14:42, 18/11/2021
A+ Aa A-

Nga Irena Beqiraj

Agron Gjekmarkaj i ka konsideruar gratë pjesë e ‘haremit’ politik, duke luajtur tinëz me konotacionin erotik që ka fjala harem në fjalorin tonë të përditshëm.

Por duke hequr çdo ngjyrim erotik, padyshim gratë në politikë janë vetofruar, për tu bërë ndoshta pjesa më e shëmtuar e klaneve politike .

Mjaftojnë këto dy deklarata të deputetes Grida Duma dhe pyetja të lind natyrshëm - kjo grua ka mbrojtur emrat apo parimet?

Ka interpretuar, herë me ton, e herë butësisht me lot ne sy, herë duke koketëruar, e herë duke ironizuar, sepse ka besuar se këto burra ishin në anën e të drejtës, apo thjesht si pjesë e klanit? Ka zhurmuar ngultas sepse ka mbrojtur parimet, apo qëllimisht ka keqinformuar publikun me opinionet e saj mbrojtëse sepse ashtu ja ka kërkuar koha edhe interesat e kohës? E ka ofruar ‘shërbimin e mbrojtjes’ me qëllimin e vetëm për ta pasur atë një ditë?

Një grua me integritet mbron parimet në të cilat ajo beson dhe jo emrat e përveçëm. Ajo ‘harron’ emrin që ka përfituar mbrojtjen e saj , sepse qëllimi I mbrojtjes ka qenë parimi e jo emri. Ajo nuk e bazon sjelljen, diskurursin e saj publik në moton ‘duke u përpjekur për ju po rregulloj diçka për vete’. Gruaja ka vlerë të jetë në politikë nëse bëhet e sillet si agjent ndryshimi jo si burrë klanesh .

Këto që dëgjojmë e shohim sot, janë gratë e burrëruara të politikës, ku as veshja, as bukuria, as modelet e flokëve, as gërshetat, as spilat në xhaketa, e as ndërhyrjet estetike, nuk u japin dot titullin grua, ndaj i kërkojnë njëra tjetrës mbështetjen e shtirur, e më pas burrave nën hijen e të cilëve lulëzuan përkrahje!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lali 18/11/2021 15:12

Kjo nuk quhet grua moj Zonja Irena. Kjo quhet prostitute e veshur firmato dhe jo me fund te shkurter.dhe a e di perse? Sepse I ka kembet e shtremberuara nga puna.kesaj lavirje nuk duhet ti permendet emri e jo me te jete ne poste drejtuese politike.Kjo kurve e lyer dhe e ngjyer duhet ta kete vendin tek shtepite me drita te kuqe ,ku te defrehet non stop deri ne perhumbje.per kete ka lindur kjo sharabajke e neveriteshme. Dhe prit pastaj te djathte me kurva, kurvare, pederaste dhe budallenj. Keto monstra duhen varur ne mes te sheshit qe mos te mbije me fara e tyre e ndyre. A mor berishe ,cfare mbeshtete! Korigjo shenjestren pas 12 djetorit, te djathtet e ndershem kete mezi po presin.

Shto koment

Denonco