Kreu i PD në Fushë-Krujë: Kanë firmosur 90 përqind me vullnet të lirë

Kreu i PD në Fushë-Krujë: Kanë firmosur 90 përqind me vullnet të lirë

17:58, 16/11/2021
A+ Aa A-

Kryetari i PD në Fushë-Krujë, Agron Loka, deklaroi se kanë firmosur mbi 90 përqind e strukturës për thirrjen e Kuvendit Kombëtar më 11 dhjetor.

“Kanë firmosur mbi 90 përqind të drejtuesve të strukturës. Të gjithë me vullnetin e tyre të lirë,” tha ai.

“Janë mbledhur mbi 4600 firma. Por kryetari nuk shkon t’i prekë dhe t’i shohë, por i lemerisur thotë se nuk janë. Ka frikë, ka tmerr. E kanë tmerruar firmat tuaja,” tha Berisha.

“Ish-kryetari pa parti nuk erdhi dot në Fushë-Krujë për të bërë fushatë pasi mori ultimatum nga klani Rraja. E njëjta gjë ndodhi edhe në Elbasan edhe në qytete të tjera. Ligjin e mori në dorë krimi. Jo vetëm në qytete dhe fshatra, por edhe në parlament. Me dhjetëra ligje u votuan për balozët e krimit në parlament që ata të merrnin tendera dhe koncesione.

Baxhanaku i kreut të Meduzës bënte kërdinë me tendera. Edi Rama shkelmonte zgjedhje pas zgjedhje mbi votën tuaj. Opozita dështoi në çdo aksion, jo për fajin tuaj sepse ju sakrifikuat si asnjëherë tjetër, por sakrifikuat për shkak të një kryetari që mendonte krejtësisht për vete, për interesat e tij, dhe mendonte në mënyrë absolute se si të shkonte në bashkëqeverisje me Edi Ramën. Nëse është një vendim që e ka penguar Sali Berisha, u garantoj se është vetëm ky vendim. E kam bërë këtë me ndërgjegjen më të thellë se një aleancë me krimin dhe korrupsionin do ishte dita më e zezë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Në kohën kur numëruesja jonë në Elbasan thërrëiste emrin e PD, një kriminel në sallë i drejtohet se: të pres gjuhën nëse përmend emrin e kësaj partie. Përse kjo? Sepse në heshtje ishte bërë kompromis me krimin. Ai që bën kompromis me krimin, meriton dhunën e krimit. Me krimin nuk bëhet kompromis. Ne do qëndrojmë fort si forcë e ligjit dhe e parimeve,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco