Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Shtabi elektoral i PS në Dubai

VIDEO-SYRI TV/ Banorët e ‘5 Majit’ kundër shembjeve: Do përballemi fizikisht nëse ...

VIDEO-SYRI TV/ Banorët e ‘5 Majit’ kundër shembjeve: Do përballemi fizikisht nëse ...

15:15, 16/11/2021
A+ Aa A-

Banorët e ‘5 Majit’ në Tiranë kanë dalë sërish në protestë këtë të martë për të vijuar me rezistencën kundër aksionit për shembjen e banesave të tyre. Teksa protestojnë çdo ditë, ata shprehen se janë të vendosur që nuk do të lejojnë shembjet, nëse nuk arrijnë një marrëveshje me Bashkinë.

Nga SYRI TV

Vijon prej më shumë se tre javësh rezistenca e banorëve të ‘5 Majit’ në kryeqytet kundër projektit që parashikon shembjen e shtëpive të tyre.

Ata ngrenë shqetësimin se ka shumë pika të paqarta në aktmarrëveshjen e Bashkisë, ndërsa theksojnë se nëse zhvillohen ndërhyrje për shembjen e shtëpive, do të jenë të gatshëm të përballen edhe fizikisht me ndërtuesit.

Një ditë më parë, banorët e “5 majit”, dërguan në Bashkinë e Tiranës edhe një ankesë, që kishte në fokus problematikat dhe shkeljet ligjore që sipas tyre po bëhen në këtë zonë.

Deri më tani në zonën e “5 Majit”, përkatësisht në njësinë numër 8, janë shembur 10 banesa, ndërsa në njësinë 4, ndërhyrjet nuk kanë filluar ende.

Banorët vijojnë të protestojnë çdo ditë, paradite dhe pasdite, duke u shprehur të vendosur se nëse nuk arrijnë një marrëveshje me Bashkinë, nuk do të lejojnë shembjet. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco