VIDEO/ Muxhahedinët hapin dyrt e kampit në Tiranë, rrëfejnë regjimin në Iran

VIDEO/ Muxhahedinët hapin dyrt e kampit në Tiranë, rrëfejnë regjimin në Iran

21:18, 15/11/2021
A+ Aa A-

Realiteti në kampin e ferrit në burgun Gohar Dasht në Iran ku ekzekutoheshin mbështetësit e muxhahedinëve  është pasqyruar në një ekspozitë të çelur në kampin Ashraf 3 në Manëz. Ish të burgosur kanë rrëfyer për Syri Televizion mizoritë dhe dënimet e padrejta karshi muxhahedinëve, ku ekzekutimeve nuk i shpëtonin as gratë shtatzëna as fëmijët dhe as invalidët

NGA SYRI TV

Kampi I muaxhahedinëve “Ashraf 3”  në Manëz ka vendosur të hapë dyert për gazetët me objektivin për të njohur shqiptaret por edhe  qytetarë nga mbarë bota me sakrificat  në përballjen me regjimin e Ajatollaut.

Në kamp është çelur në ekspozitë, ku dëshmohet realiteti në burgun e Gohar Dasht në Iran,  ku një numër i lartë personash u torturuan dhe ekzekutuan  për  arsyen  e vetme sepse përkrahnin rezistencën muxhahedinëve.

2 persona arritën të arratisen gjatë transferimit të tyre për në një burg tjetër, ata janë ndër dëshmitarët  e gjallë që shprehin për Syri Televizion  se si regjimi pasi i torturonte vetëm se nuk ndanin të njëjtat bindje politike.

Ekzekutimin nga qëndrimi në jetë e ndante vetëm një përgjigje që jepej në dhomën e komitetit të vdekjes, ku të gjithë pyeteshin nëse do të vazhdonin të ishin pjesë e rezistencës.

 Nëse përgjigja do të ishte po, dërgoheshin për tu ekzekutuar qofshin gra shtatzëna, të rinj apo dhe fëmijë.

Sipas muxhahedinëve anëtarët e kësaj jurie ditën e sotme qëndrojnë në krye të kupolës së shtetit të Iranit.

Nga vdekja nuk shpëtonin as invalidët edhe ata quheshin për regjimin armiq dhe përbënin rrezik.

Në këtë ekspozitë ndahen historitë nga dëshmitarët që ka parë vuajtjet e regjimit që edhe sot e kësaj dite vazhdon me të njëjtat metoda.

Hamid Nyri i cili po gjykohet për gjenocid dhe krime lufte ishte personi që i merrte njerëzit dhe i çonte drejt vdekjes, teksa dëshmitë ndaj tij po jepen në Gjykatën e Durrësit nga anëtarët e kampit. 

Regjimi në Iran as sot e kësaj dite nuk lejon që familjarët që kanë humbur të dashurit e tyre ti qajnë dhe ti përkujtojnë, teksa  u kanë  thyer pllakatat e varreve.

Gjatë gjithë kësaj jave që lamë pas është mbajtur seanca e marrjes në pyetje e shtetasve iranianë, kundër  ish prokurorit të vendit të tyre Hamid Nyri, që akuzohet për krime lufte, teksa dënimi pritet ti jepet nga një Gjykatë Suedezë.

Në korrik të 1988,  30,000 të burgosur politikë u masakruan pas seancave gjyqësore të parregullta  ku prokuror ishte pikërisht Hamid Nyri. Viktimat janë varrosur në varre të fshehta masive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco