Gjana debaton ashpër me Bumçin: Ministrat e 'Foltores' janë pasuruar everi

Gjana debaton ashpër me Bumçin: Ministrat e 'Foltores' janë pasuruar

19:54, 15/11/2021
A+ Aa A-

Mbledhja e parë e Kryesisë së PD është shoqëruar me debate të forta. 

Ish-ministri i qeverisë 'Berisha', Jemin Gjana ka dalë në mbrojtje të Bashës gjatë diskutimeve në mbledhjen e Kryesisë si dhe ka hedhur akuza në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe mbështetësve të tij. 

Gjana, ish-kryetar i Komisionit Zgjedhor në PD kur Lulzim Basha u rizgjodh kryetar në 13 qershor, ka thënë se ai zotëron një shtëpi të dhënë nga Enti i Banesave, ndërsa ka shtuar "ata që janë në 'Foltore' janë bërë milionerë".  

Anëtari i Kryesisë së PD, Aldo Bumçi ka ndërhyrë duke i kërkuar Gjanës që të flasë me emra. 

Jemin Gjana gjatë debatit ka ngritur tonet, por që më pas ka kërkuar ndjesë dhe gjithçka mes të dyve është shuar.

Debati

Jemin Gjana: Unë kam qenë ministër por me shtëpi shteti jam. Kam shtëpinë që më dhanë te Enti i Banesave. Ministrat e 'Foltores' janë pasuruar. 

Aldo Bumçi: Për cilin e ke? Për mua se unë jam ish-ministër.

Aldo Bumci: Dhe me kë e ke ti këtë?

Jemin Gjana: Mos më ndërprit.

Aldo Bumçi: Fol me emra. Kush janë? Fol me emra këtu...

Jemin Gjana: Mos ndërhyj.

(Jemin Gjana reagon me tone të forta dhe më pas kërkon falje...)  

Kanë ndërhyrë edhe Gazment Bardhi me Gent Strazimirin. Edhe Lulzim Basha ka kërkuar uljen e toneve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku15/11/2021 23:37

I gjori Jemin Gjana, kërkoi falje për autogolin, l vetmi ministër i PD milioner ( me € ) është Lul Basha.

Skrapari15/11/2021 22:01

Pyeteni pak Jeminin: Vellai i tij ne emer te kujt ka perfituar milionat apo ka ndonje kontribut te madh ne PD. Jemin eshte vend i vogel ky dhe dime cdo gje per njeri-tjetrin. Mos u hiq evliha.

DEMOKRATI15/11/2021 20:40

PO FLOKENGJYERI JEMIN GJANA, QE NUK THINJET KURRE, SI ATO HORROSPITE GERDALLA DHE TE PLAKURA, NUK E HARRON KURRE DACKEN (PELLEMBEN) QE I DHA DR. BERISHA NE ZYREN E TIJ, PASI KISHTE NGACMUAR SEKSUALISHT SEKRETAREN E BERISHES. KAM QENE ATY AFER ZYRES SE DOKTORIT NE VITIN 2004, KUR U DEGJUA KERCITJA E PELLEMBES QE HENGRI JEMIN GJANA NGA DR. BERISHA. JEMINIT I LESHUAN SYTE XIXA SA QE IU MOREN MENDTE DHE RA NE TOKE! PRANDAJ JEMIN PUTANKA NUK E DO DR. BERISHEN!!! PYETENI VETE JEMININ PER ATE DACKEN. PER ZOTIN ESHTE E VERTETE. E DINE TE GJITHE TE VJETRIT E PD DHE ATA TE RINJTE QE ISHIN ATEHERE NE VITIN 2004! POR DOKTOR BERISHA, SI NJERI I MADH QE ISHTE DHE ESHTE, NUK U HAKMOR ME TEJ NDAJ JEMINIT, POR E BERI MINISTER TE BUJQESISE SE QEVERISE SE TIJ NE VITIN 2005!! KY ESHTE JEMIN GJANA DHE KY ESHTE SALI BERISHA!!!

Ari15/11/2021 20:18

Ky Gjana tere jeten mashtrues ngeli.Vetem tek Shkembi i Kavajes ka tre shtepi...Tek hotel "Maxhistik" e gjeni me "bashkshorten" etj...Mos te harrojme qe Berisha e ka nxjerre nga zyra kur ishte minister se i mori rradhe... Ka shume histori ky "i paster"...

London 15/11/2021 20:08

Jemin po bemat e vellait tend si doganier Qazimit, e tani me agjensi pran doganes që ….. Po sikur te jete I inçizuar ne pazare…

Shto koment

Denonco