Çfarë prisni nga Foltorja? Garo: Shoh largimin e Bashës dhe rikthimin e Berishës

Çfarë prisni nga Foltorja? Garo: Shoh largimin e Bashës dhe rikthimin e Berishës

21:13, 11/11/2021
A+ Aa A-

Drejtoresha e Komunikimit në Foltoren e Sali Berishës, Floriana Garo, e ftuar në emisionin Çim Peka Live, u pyet se çfarë pret nga Foltorja.

Garo theksoi se sheh largimin e Bashës dhe rikthimin e Berishës në Partinë Demokratike.

“Basha duhet të largohet dhe vetëm Berisha mund ta bëjë. Unë mendoj se Berisha është lider i jashtëzakonshëm dhe do të frymëzojë gjeneratën e re, ashtu siç duhet. Unë shoh largimin e Bashës dhe rikthimin e Berishës.

Rinia nuk mund të rrijë kështu, nuk mund të quhemi gjeneratë e re dhe e djegur, e pse, kur kemi shpresën. Unë mendoj se Berisha më vlerëson mua si grua dhe atë që unë përfaqësoj, të qenit e suksesshme në fushën e televizonit, më vlerëson si nënë dhe si njeri të përkushtuar”, u shpreh Garo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco