'Nuk i çuam firmat në Kinë'/ Klevis Balliu: Brenda zyrës së Bashës vjen era vetmi dhe depresion

'Nuk i çuam firmat në Kinë'/ Klevis Balliu: Brenda zyrës së Bashës vjen era vetmi dhe depresion

20:31, 11/11/2021
A+ Aa A-

Ish-deputeti i PD Klevis Balliu komenton përplasjet dhe zhvillimet në PD.

Balliu deklaron se firmat e mbledhura të antarësisë janë në zyrën e Edi Palokës, 5 hapa larg vendit ku rri Gazment Bardhi.

“Nuk i çuam firmat në Kinë, por i çuam në zyrën e Edi Palokës, 5 hapa larg zyrës së Gazment Bardhit.

Është qesharake të thuash që luajtën bllofin. A nuk i njeh Gaz Bardhi këto struktura demokratike që dhanë firmën. Si nuk i njeh ai këto? Këto firma bëhen në bazë të database-it që ka PD. Verifikimi në Kuvend, bëhet gjatë Kuvendit,” tha Balliu.

Ai theksoi se 'Foltorja' ka pasur një impakt pozitiv në shoqëri pasi i ka dhënë të drejtën e fjalës çdo qytetari.

Balliu shtoi gjithashtu se zyra e Bashës mbizotërohet nga vetmia dhe depresioni. 

Nuk e kuptoj pse Gaz Bardhi lexonte statusin e 2010-s, se shiko se ata kanë rënë në një dëshpërim, në një depresion, janë futur brenda 4 mureve të Bashës që vjen era vetmi, era depresion.

Kjo Foltore shkoi edhe përtej Partisë Demokratike, se i dha zë çdo shpirti e qytetari të thjeshtë. Sa kohë ka që një parti politike nuk e bën këtë?”, u shpreh ish-deputeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco