Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Aksioni i SPAK, dështimi dhe dëshmia e Rilindjes

‘Bardhi viktimë, po bëhet lolo’/ Nard Ndoka shpall ‘non grata’ Bashën: Në koalicion me PD, vetëm nëse...

‘Bardhi viktimë, po bëhet lolo’/ Nard Ndoka shpall ‘non grata’ Bashën: Në koalicion me PD, vetëm nëse...

16:59, 11/11/2021
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka akuzuar Lulzim Bashën se ka shkelur marrëveshjen me PDK, dhe si pasojë përfaqësuesit e kësaj force politike nuk janë në Parlament.

Ish-ministri Ndoka është shprehur se PDK do të jetë aleat me çdo kryetar të PD përveçse me Lulzim Bashën.

Ndoka: Normalisht që jo, ka një ftohje në ekstrem me kryetarin e PD, Bashën. Në një mënyrë të njëanshme ai ka shkelur marrëveshjen me Partinë Demokristiane, si pasojë e kësaj ne sot nuk jemi të përfaqësuar në Kuvendin e Shqipërisë. Basha është non grata për Partinë Demokristiane. Do jemi aleat me çdo kryetar të PD, përveç Bashës.

Më tej ai është shprehur se Basha e ka humbur legjitimitetin si kryetar partie, ndërkohë shton se viktimë e Bashës tashmë është Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi.

Ndoka: Më dhemb të shoh PD në këtë gjendje, por do të marrë një lloj, përgjigje me 11 dhjetor. Basha e ka humbur legjitimitetin e tij si kryetar partie, e ka humbur besimin tek anëtarësia, tek militantët e PD. Basha ka gjetur edhe një viktimë, këtë që ishte në konferencë shtypi po e bën lolo deri në fund. Ka vetëm 3-4 veta rreth vetes. Baza mbështet ‘Foltoren’ tashmë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco