Emigrimi masiv i profesionistëve/ Dorëzohet Komisioneri: Punonjësit ikën jashtë, duam rritje pagash

Emigrimi masiv i profesionistëve/ Dorëzohet Komisioneri: Punonjësit ikën jashtë, duam rritje pagash

17:51, 08/11/2021
A+ Aa A-

Emigrimi i shqiptarëve për një pagesë më të mirë ka prekur edhe të punësuarit në administratën publike.

Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi në Komisionin e Ligjeve, i ka paraqitur deputetëve një kërkesë konkrete, rritje pagash që mos të largohen punonjësit.

“Tre punonjës, më janë larguar për pagesë më të mirë, tre punonjës, dy IT e super trajnuar që ka pasur zyra e komisionerit, më janë larguar jashtë shtetit për pagesë më të mirë, një inspektor jurist më është larguar jashtë shtetit për pagesë më të mirë. Nuk ka interes sepse pagesa në sektorin privat është të paktën dy herë më e lartë”, u shpreh Dervishi.

Besnik Dervishi përsëriti qëndrimin se në Shqipëri nuk ka specialist për mbrojtjen e të dhënave personale, por ajo çka mësoi në sallë e habiti tej mase.

“Nuk ka tregu shqiptar ekspertë mbrojtjes së të dhënave”, tha Dervishi.

“Tema ime e diplomës në Itali ka qenë pikërisht “privacy”, u shpreh Saimir Koreshi.

“Kur të mbaroj mandate, natyrisht, nëse do të jem unë jeni i ftuar, jua lë edhe me testament”, tha Dervishi.

Më shumë para kërkoi edhe Ilirjan Celibashi, por halli i komisionerit shtetëror të zgjedhjeve ishte tjetër.

“Pajisjet e identifikimit elektronik dhe ato të votimit dhe numërimit elektronik për momentin, kushtet në të cilat këto pajisje janë të ruajtura, nuk janë ato të duhurat sepse kërkojnë kushte specifike në kumtim të temperaturës, lagështirës”, tha Celibashi.

Për këtë gjeti mirëkuptimin e opozitës. “Është e nevojshme që ato pajisje të ruhen në parametra optimale. Nuk mund të blihen sa herë ka zgjedhje. Ato janë planifikuar që të përdoren për një numër zgjedhjesh”, u shpreh Oerd Bylykbashi.

Pas suksesit të projektit pilot, Bylybashi kërkoi financimin për shtrirjen në të gjithë vendin të votimit dhe numërimit elektronik.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco