Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Cilat janë sekretet e profesionit më të paguar?

Olsjan Bitro në krye të Policisë së Lezhës, PD: Veglat e Edi Ramës s'do ta shuajnë zërin tonë

Olsjan Bitro në krye të Policisë së Lezhës, PD: Veglat e Edi Ramës s'do ta shuajnë zërin tonë

16:58, 08/11/2021
A+ Aa A-

Partia Demokratike, përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, shkruan se 'ditën e sotme gjyqtari Bedri Qori, i ka dhënë të drejtë Edi Ramës për të përdorur policinë për të fituar zgjedhjet'.

Sipas PD, Qori ka dënuar për shpifje përfaqësuesit e PD në KQZ dhe atyre në Gjirokastër, që denoncuan përfshirjen e policisë në masakrën zgjedhore.

PD në deklaratën e saj shkruan se vendimi i padrejtë i gjyqtarit, i cili ka pasuri të pajustifikuara, iu nënshtrua presionit për të mbrojtur policin e përfshirë në trafik droge, Olsian Bistro.

Deklarata
Gjyqtarët e korruptuar, si Bedri Qori, i dhanë sot Edi Ramës të drejtën për të përdorur policë të përfshirë në trafikun e drogës, si Olsian Bistro, për të legjitimuar vjedhjen e  zgjedhjeve.

Në vend të ndëshkimit të atyre që morën pjesë në masakrën zgjedhore të 25 Prillit, gjyqtari nën presionin e vetingut dënoi për shpifje përfaqësuesit e PD në KQZ dhe atyre në Gjirokastër, që  denoncuan përfshirjen e policisë në masakrën zgjedhore. Vendimi i padrejtë i gjyqtarit me pasuri të pajustifikuara iu nënshtrua presionit të pushtetit për të mbrojtur një polic të rangut të lartë, që bëri fushatë në Gjirokastër për Ministrin e Brendshëm dhe u shpërblye tani me postin e drejtorit të Policisë në Lezhë.

Nuk është shpifje që Olsian Bistro është i përfshirë në trafikun e drogës, gjatë kohës kur drejtonte Komisariatin e Pogradecit. Ky informacion i përket Shërbimit Informativ Shtetëror, që e identifikoi Olsian Bistron në listën e 128 policëve të përfshirë në trafikun e drogës në 2016-ën.

Shërbimet korruptive të gjyqësorit ndaj Edi Ramës nuk do ta ndalojnë Partinë Demokratike që të denoncojë përfshirjen e drejtuesve të  Policisë së Shtetit në trafikun e lëndëve narkotike dhe shitblerjen e votave.

Veglat e Edi Ramës në Gjykatë dhe në Polici nuk mund të shuajnë zërin e përfaqësuesve të PD kundër çdo akti kriminal dhe çdo vendimi korruptiv që minon demokracinë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco