VIDEO/ Muçollari: Basha shkeli statutin e FRPD dhe PD. Ka fyer dinjitetin e të rinjve që i përdori për qëllimet e veta

VIDEO/ Muçollari: Basha shkeli statutin e FRPD dhe PD. Ka fyer dinjitetin e të rinjve që i përdori për qëllimet e veta

17:29, 06/11/2021
A+ Aa A-

Në këndin e Intervistës së Ditës në SYRI TV me moderatoren Elisa Gjerani, Sekretari i Përgjithshëm i FRPD, Grigels Muçollari ka komentuar vendimin e Bashës për zgjedhjet e strukturave, si një vendim nul dhe hakmarrës.

Muçollari theksoi gjithashtu se Basha mori vendimin personal për përjashtimin e zotit Berisha dhe këtu lindën problematikat e këtij veprimi anti-statutor. 

Muçollari: Ky vendin nuk ka shumë për tu komentuar pasi është një veprim në shkelje të statutit të FRPD dhe PD duke kaluar kompetencat e kryetarit. Si anëtar i Këshillit Kombëtar më duhet të analizojë edhe shkeljet e kryera në statutin e PD nga kryetari. Në çdo nen është një vendim që nuk mund ta marrë asnjëherë kryetari i PD, ka një tejkalim të kompetencave. Çdo vendim duhet marrë me organ me kryesi, një kryesi që kryetari nuk e ka mbledhur asnjëherë.

Kryetari në detyrë Basha ka kërkuar ngritjen e një grupi pune për organizimin e zgjedhjeve. Në asnjë moment nuk ka vendosur në dijeni, nuk na ka njoftuar nuk na ka dhënë një dokument zyrtar në lidhje me këtë çështje.

Duhet të themi disa të vërteta, pasi në nëntor të vitit të kaluar, kryetari i FRPD Këlliçi i ka kërkuar Bashës opinioni e tij në lidhje me organizimin e zgjedhjeve pasi i kishte mbaruar mandati. Kryesia e FRPD e konsideroi të papërshtatshme që të futej në zgjedhjeve pasi pas disa muajsh do hynim në zgjedhjet e përgjithshme. Ka qënë vetë Basha që ka kërkuar të mos zhvilloheshin zgjedhjet në nëntorin e viti të kaluar. Mbas këtij momenti, zoti Këlliçi i është drejtuar prap pas zgjedhjeve të humbura. Kemi filluar procedurar deri në ditën kur Basha mori vendimin personal për përjashtimin e zotit Berisha. Në këtë moment kryesia e FRPD e konsideroi të papërshtashme futjen në proces zgjedhor të forumit, pas problematikave të lindura nga ky veprim anti-statutor personal të Bashës. Në të gjitha veprimet Basha është në shkelje të statutit në shkelje të parimeve dhe shkon deri në fyerje të dinjitetit të FRPD, dhe të anëtarëve, ku edhe Basha është mbështetur kur ka pasur qëllimet e veta. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco