Shehu: E keni mbushur vendin me vaksina kineze të pasigurta

Shehu: E keni mbushur vendin me vaksina kineze të pasigurta

10:30, 04/11/2021
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka kërkuar sot interpelancë me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu për pandeminë. Shehu, teksa bëri thirrje për vaksinimin e popullsisë, tha se në vendin tonë nuk duhet të përdoren më vaksinat ruse dhe kineze pasi janë të pasigurta dhe të pacertifikuara nga EMA. Ai tha se sot popullsia është e rrezikuar nga pandemia, madje akuzon qeverinë se po e kthen vaksinimin në 'sallatë ruse'.

“Strategjia e vaksinimi është nja nga pjesët më të rëndësishme të përballjes me Covid, për minimizimin e humbjes së jetëve apo pasojave sociale. Si edhe për minimizim e dëmit ekonomik, kjo po del dhe më shumë në plan të parë.

Fatkeqësisht vendi ynë në gjithë këtë periudhë nuk pati strategji reale apo transparente. Nuk ka objektive të përcaktuara, por vetëm improvizime dhe mungesë profesionalizmi. Në fillim u tentua të mohohej strategjia e vaksinave.

Kur ju thoni të përgatiteshit për moshën e tretë apo uljen e moshës së vaksinimit, bënit sikur nuk dëgjonit. Që nga kryeministri e deri te komiteti betoheshit se në Shqipëri do të përdoreshin vetëm vaksina të sigurta, ndërsa sot po e mbushni vendin me vaksina kineze të pacertifikuara dhe të pasigurta. Ju vazhdoni të bëni vetëm demagogji dhe na akuzoni ne”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Emri04/11/2021 15:01

Edhe ti kaqol, shkoj boj na 4 doza pfizer te rrish urte se na çave k.... Pallosh informohu qe grafeni eshte superpercjelles dhe ne trup sherben si receptor + nanorobotet do ju telekomandojn si videogame.

Berti04/11/2021 12:50

Ku di gje ti o lumadh vaksina kinese eshte me e sigurta ne bote ka 6 proteina nuk e di se e imagjinon cfare jane apo jo nuk jane kerpudha

Shto koment

Denonco