Rikthimi i Ilir Metës në LSI/ Kryemadhi: Mirëpresim çdo njeri që do të kontribuojë për demokracinë

Rikthimi i Ilir Metës në LSI/ Kryemadhi: Mirëpresim çdo njeri që do të kontribuojë për demokracinë

19:44, 30/10/2021
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka komentuar për Zërin e Amerikës edhe deklaratën e kreut të shtetit, Ilir Meta, për rikthimin në partinë që ai themeloi, pas mbarimit të mandatit. 

Kryemadhi tha se LSI mirëpret këdo që do të kontribuojë për demokracinë.

Zëri i Amerikës: Presidenti Ilir Meta e ka bërë të qartë që do të rikthehet në Lëvizjen Socialiste për Integrim, cili do të jetë roli i tij? 
Monika Kryemadhi:
Nuk mund të them pasi nuk e kam diskutuar, por di të them që LSI mirëpret çdo njeri që do të kthehet dhe të kontribuojë për të forcuar demokracinë jo vetëm brenda partisë politik në të cilën aderon por për të kthyer demokracinë në të gjithë shoqërinë shqiptare e cila jo vetëm ka qenë e brishtë në këto vite tranzicioni por është cënuar dhe është thyer jashtëzakonisht shumë në vitet e fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco