Indrit Hoxha: Qeveria Rama ka hequr njerëz nga puna nga shtresa e të përndjekurve politikë

Indrit Hoxha: Qeveria Rama ka hequr njerëz nga puna nga shtresa e të përndjekurve politikë

23:20, 29/10/2021
A+ Aa A-

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar në PD Indrit Hoxha akuzoi se qeveria Rama, duke filluar nga 2013-ta ka pushuar nga puna njerëz nga shtresa e ish-të të përndjekurve politikë.

Hoxha e bëri këtë deklaratë në emisionin “Arnautistan” në MCN TV.

Sipas tij, 30 vite politika e majtë apo e djathtë ka shumë gabime ndaj të përndjekurve dhe si rezultat sot nuk ka asnjë përkujtimore për ish të përndjekurit.

“Edhe 30 vite pas komunizmit bëhen rreshtime sepse e gjithë politika e majtë apo e djathtë ka shumë gabime ndaj të përndjekurve. Nuk kemi një ligj dekomunistizimi. PD ka miratuar në 2006-ën kërkoi një rezolutë për të dënuar krimet e komunizmit, PS e ka kundërshtuar me pretendimin se nuk mund të dënoheshin 30 vite pas komunizmit.

Në Shqipëri askush që bëri krime nuk u dënua. Faji kryesor bie mbi PD sepse tek PS nuk kam asnjë shpresë. Ne kemi kaluar një nga sistemet më të egra dhe sot nuk kemi një obelisk për ti kujtuar këto njerëz, nuk ka qenë në vëmendje kjo lloj shtrese. Nga 2013-ta kanë hequr nga puna ish të përndjekur politikë, por që janë dhe pjesë të PD”, tha Hoxha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco