Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

‘Vrasja e Pjerin Xhuvanit’/ Bardhi hedh dritë mbi akuzat: Kam informacion të plotë, ja pse nuk flas...

‘Vrasja e Pjerin Xhuvanit’/ Bardhi hedh dritë mbi akuzat: Kam informacion të plotë, ja pse nuk flas...

22:40, 29/10/2021
A+ Aa A-

Deputeti dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi iu përgjigj akuzave të maxhorancës për vrasjen e aktivistit të PS-së Pjerin Xhuvani.

I ftuar në A2 CNN, Bardhi deklaroi se Partia Demokratike e kishte paralajmëruar ngjarjen në Elbasan, teksa shtoi se sipas informatave të tij hetimi po vijon.

Bardhi: Ka qenë një ngjarje e rëndë, por e paralajmëruar nga PD për shkak të mënyrës që zgjodhi PS për të bërë fushatë, për të shantazhuar dhe kërcënuar votuesit, por edhe për të blerë vota. Unë kam bërë thirrje për të hetuar në mënyrë të shpejtë dhe profesionale. Në dijeninë time, hetimi është në zhvillim. Nuk ka akoma një konkluzion të organit të prokurorisë.

Deputeti i PD tregoi se di të gjithë informacionin e plotë për ngjarjen dhe ka vendosur të mos falë për të, derisa ta zbardhin organet e drejtësisë.

Bardhi: Unë nuk ka folur dhe kam vendosur të mos flas për këtë ngjarje derisa organet e drejtësisë të flasin, për shkak se aty ka pasur për fat të keq humbje jete të një babai, dhe plagosje të dy të tjerëve. Unë kam vendosur për të mos komentuar atë ngjarje, pasi për mua nuk ka rëndësi politika kur bëhet fjalë për jetën e njerëzve. Në anën tjetër, unë dua të siguroj se kam informacionin e plotë se çfarë ka ndodhur në atë ngjarje, kush ka qenë rrethi i personave të përfshirë në atë ngjarje, sigurisht edhe dinamikën. Kam vendosur të tërhiqem, të mos flas, sepse dua t’i jap shansin drejtësisë për të bërë drejtësi në atë çështje”, u shpreh Gazment Bardhi, i cili në atë kohë ishte drejtues politik i qarkut të Elbasanit në Partinë Demokratike," deklaroi Bardhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco